Nëse muajt e fundit keni mbajtur një dietë të shëndetshme, ne ju sjellim disa këshilla se si të vazhdoni ta ruani këtë stil të së ushqyerit edhe gjatë muajve të nxehtë të verës.
Meqenëse gjatë verës humbasim më shumë lëngje se zakonisht, pjatat dhe recetat e kripura duhet të përfshihen në menu. Trupi ka nevojë për ushqim që tretet më lehtë, prandaj ju rekomandojmë të konsumoni ushqime të pasura me fibra, vitamina dhe minerale
Niseni ditën me energji
Herë pas here në media dhe në rrjetet sociale qarkullojnë disa këshilla që mëngjesi nuk është vakti më i rëndësishëm i ditës, por fakti se si mëngjesi do të ndikojë në dietën tonë gjatë pjesës tjetër të ditës, duke përcaktuar nëse dreka dhe darka do të jenë më e lehtë ose më e bollshme. Nëse kujdesemi për një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, për vaktin e parë të ditës është mirë të shmangni ushqime të rënda me krem, vezë apo proshutë dhe t’i zëvendësoni me perime të freskëta ose sanduiçe të lehtë, të thjeshtë dhe të ftohtë.
Përgatitni një vakt sipas dëshirës tuaj
Vakti i dytë i ditës është zakonisht dreka, pas së cilës, më së shumti vazhdojmë të qëndrojmë ulur, që do të thotë se nuk jemi aktiv dhe nuk djegim kalori. Në mënyrë që të kemi një kontroll më të mirë mbi sasinë, kaloritë që marrim dhe përbërësit që përdorim, ju rekomandojmë që të përgatisni drekën tuaj sipas dëshirës suaj për ta marrë në punë. Furra Samsung Dual Flex mund të jetë një ndihmë e madhe në procesin e përgatitjes së drekës, sepse falë dyerve të dyfishta dhe zonave të ndara me programe dhe temperatura të ndryshme, ju lejon të përgatisni disa vakte në të njëjtën kohë. Përveç kësaj, furra djeg të gjitha mbejtjet e yndyrës së gatimit dhe pastrohet lehtë vetë pa përpjekje ose produkte të shtrenjta pastrimi.
Darka të këndshme verore
Ju mund të shijoni një darkë të shijshme verore gjatë ditëve më të gjata të verës, pasi keni më shumë kohë për të djegur kaloritë para shtratit. Herë pas here ne mund ta ‘teprojmë’ me një darkë pak më të bollshme, duke mbajtur gjithmonë në mend që ushqimi i lehtë mbetet gjithmonë zgjidhja më e mirë. Sallata, perimet, peshqit, makaronat integrale dhe kungujt apo patëllxhanët e mbushur janë recetat tipike verore.
Fuqia freskuese e aromave të frutave të freskëta
Për ëmbëlsirë, në vend të kekëve dhe pastave, keni frutat. Do t’ju freskojë në mënyrë të përsosur, dhe janë gati në vetëm disa minuta. E gjitha çfarë ju duhet të bëni është të pastroni dhe lani frutat tuaja të preferuara dhe t’i kombinoni ato në një sallatë frutash të parezistueshme.
Çelësi është hidratimi
Pijet e përshtatshme duhet të kombinohen me ushqime të lehta. Uji është gjithmonë një ide e shkëlqyer pasi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për hidratimin e organizmit. Nga ana tjetër, këshillohet të shmangni pijet e ëmbla dhe të gazuara, të cilat mund të zëvendësohen me pije të shijshme, por shumë më të shëndetshme, si limoni i shtrydhur, lëng portokalli etj.
Ne e duam verën për shkak të momenteve të paçmuara që mund të kalojmë jashtë duke pushuar me në sfond muzikën, aktivitet apo specialetitet tona të preferuara
Prandaj, në mënyrë që të shijoni sa më shumë motin e ngrohtë dhe të bukur, merruni mjaftueshëm me sport, konsumoni vakte të shëndetshme e të pasura me vlera ushqyese që do ju bëjnë të ndiheni energjikë gjatë gjithë ditës.
Shijoni çdo moment dhe qëndroni të përgjegjshëm.