Pasuria e tij vlerësohet rreth 18 miliardë euro

0
Gjigandi

Pak ditë më parë u publikua, si çdo vit, renditja e sportistëve më të pasur në botë dhe shumë prej tyre që fitojnë miliona nga sporti që ushtrojnë ishin futbollistë.

Por cili ishte më i pasuri? Përgjigjja duket tepër e thjeshtë, duke parë që së fundmi Cristiano Ronaldo u bë futbollisti i parë (i treti mes sportistëve) në histori që kapërcen pragun e 1 miliard eurove. Në fakt, vendin e parë e ka “zaptuar”, për çudinë e të gjithëve Faiq Bolkiah, sulmuesi i ri i Leicester City-t.

22-vjeçari është djali i Jefri Bolkiah, Princit të Bruneit.

Pasuria e tij vlerësohet rreth 18 miliardë euro, pra 18-fishin e Ronaldos. Megjithatë kuptohet që dallimi është i madh: Ronaldo i fiton falë cilësive të tij, ndërsa Bolkiah vetëm se është djali i babait…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu