Shumica e grave kanë celulit ose strija dhe për t’i hequr ato luftojnë shumë, por shpesh dështojnë t’i heqin.
Shumë grave nuk u pëlqen të shëtisin me bikini në plazh për shkak të këtyre problemeve, sepse ai zakonisht prek kofshët, por mund të shfaqet edhe në vende të tjera. Shumë njerëz e lidhin celulitin me obezitetin, por ky është një supozim i gabuar.
Ne po ju tregojmë disa truke se si mund t’i hiqni dhe të shpëtoni prej tij.
Mundohuni të pastroni vendet e celulitit apo strijave me produkte që përmbajnë kafe. Marka australiane Frank Body ka një linjë të tërë të produkteve për kujdesin e lëkurës bazuar në kafe dhe shpjegon: “Ashtu si kafja të zgjon nga brenda, mund të të zgjojë edhe jashtë.”
Ideja është që kur aplikoni kafe në lëkurën tuaj, rrjedhja e gjakut stimulohet. Kjo shkakton që problemet e lëkurës të zhduken. Kafeja gjithashtu ka të njëjtën vlerë të pH-it si lëkura juaj. Kjo do të thotë se nuk do të thahet ose nuk do të yndyros lëkurën tuaj.
Ju gjithashtu mund të bëni vetë përzierjen e kafesë, sheqerit dhe vajit të ullirit.
Mbani dietë
Përveç pastrimit të kafesë, ka edhe disa sugjerime diete që mund t’ju ndihmojnë. Produktet e mëposhtme ushqimore thuhet se ndihmojnë në uljen e celulitit:
Kos, qumësht dhe djathë, perime të papërpunuara, bathë, oriz, mish me pak yndyrë si mishi i pulës, peshku ose viçi, frut i freskët.
Ndihmoni rrjedhjen e gjakut
Një këshillë e fundit është të siguroheni që të stimuloni rrjedhën e gjakut. Ju mund ta bëni këtë përmes masazheve të rregullta dhe dusheve të nxehta e të ftohta. Ushtrimi ndihmon në forcimin e muskujve në zonat problematike me celulit.