Sëmundja më e shpeshtë tek femrat, 8 shenja paralajmëruese

0
Gjigandi

Kur ju mendoni për sëmundjet dhe çrregullimet shëndetësore që prekin kryesisht gratë, kanceri i gjirit është ndoshta i pari që ju vjen ndër mend.

Kanceri i gjirit sigurisht është shumë mbizotërues në të gjithë botën, por nuk është pothuajse aq i zakonshëm sa numri i grave që vuajnë nga fibromialgia, një gjendje e dhimbjes kronike.

Ekspertët e përcaktojnë fibromialgjinë si “çrregullim afatgjatë ose kronik që shkakton dhimbje të muskujve dhe lodhje (ndjenjën e lodhjes)”.

Të lodhur dhe me dhimbje nga stili juaj i jetesës ku jeni të zënë 24/7? Nëse po vuani nga këto simptoma dhe nuk po gjeni lehtësim, kontrolloni këto shenja sepse mund të jetë fibromialgjia:

Lodhje e madhe

RonaTyra

A jeni të lodhur gjatë gjithë kohës? Ndoshta ju keni qenë duke ia atribuar faktit se keni punuar shumë. Ndoshta ju keni provuar të flini më shumë dhe të hani më mirë, por asgjë nuk po ju ndihmon?

Lodhja e tepërt është një simptomë e fibromialgjisë, një çrregullim kronik që gjithashtu shkakton dhimbje dhe lodhje. Pjesërisht, lodhja mund të vijë nga përpjekjet e trupit tuaj për të luftuar fibromialgjinë.

Dhimbjet e zakonshme që lidhen me fibromialgjinë mund të shkaktojnë shqetësime gjatë gjumit, duke ju lënë të përgjumur të nesërmen.

Rritje e ndjeshmërisë

Problemet me ndjeshmërinë mund të jenë një simptomë e fibromialgjisë. Veshja mund të duket më e rëndë se normalisht dhe pothuajse e padurueshme për personin.

Një përplasje pas tavolinës, që zakonisht është vetëm një parehati e vogël, mund t’ju çojë në dhimbje të zgjatura me orë.

Dhimbje e nyjeve

Shumë njerëz me fibromialgji raportojnë dhimbje të përhapura, sidomos në nyje për arsye që nuk i dinë.

Një shenjë se dhimbja e nyjeve tuaja mund të jetë për shkak të fibromialgjisë është se lehtësuesit e dhimbjeve nuk bëjnë asgjë për të lehtësuar dhimbjet që po përjetoni.

Fibromialgjia karakterizohet nga dhimbje shtesë kur kemi një presion të ushtruar në një pikë të caktuar të trupit. Këto pika janë: pjesa e prapme e kokës, ndërmjet shpatullave, pjesa e sipërme e supeve, anët e përparme të qafës, pjesa e sipërme e gjoksit, pjesa e jashtme e bërrylave, pjesa e sipërme e gjunjëve.

Probleme me zorrët

Sindroma e irritimit të zorrëve është e lidhur ngushtë me fibromialgjinë.

Diarreja, një nevojë urgjente për të zbrazur zorrët dhe madje pamundësia për të zbrazur zorrët për shkak të ngurtësimit të muskujve, janë të gjitha shenja të mundshme të fibromialgjisë.

Ndërsa mund t’i lidhni problemet me zorrët me çështje të tjera, ia vlen të merrni në konsideratë fibromialgjinë si një shkak të mundshëm.

Dhimbje koke

Dhimbjet e kokës aq të rënda sa mund të shkaktojnë përzierje dhe të vjella mund të shkaktohen nga fibromialgjia.

Nëse keni këto lloje dhimbje koke që ju dobësojnë, takohuni me mjekun tuaj për të gjetur shkakun.

“Fibromyalgia paraqet një formë shumë të rëndë të krizës për energji tek njeriu, ku kërkesa për energji tejkalon aftësinë e trupit tonë për të vazhduar përpara”.

Kur ndodh kjo, truri juaj në thelb e “mashtron” trupin tuaj që të duket si tepër i ndjeshëm ndaj stimujve që normalisht nuk do të ishin aq të dhimbshëm.

Ndjeshmëri ndaj temperaturës

Vuajtësit e fibromialgjisë kanë një ndjeshmëri në rritje ndaj temperaturës.

Kur temperatura bie, ato me fibromialgji mund ta ndjejnë në një mënyrë më dramatike se të tjerët. Nëse jeni gjithmonë më të ftohtë se personat përreth jush mund të jetë një shenjë e fibromialgjisë.

Dhimbje të shtuar menstruale

Femrat përbëjnë 80% – 90% të diagnozave të fibromialgjisë. Ndërsa dhimbjet menstruale ekstreme mund të shkaktohen nga shumë faktorë të tjerë, ato gjithashtu mund të jenë një simptomë e fibromialgjisë.

Ngurtësimi i muskujve mund të jetë një problem i përgjithshëm, kështu që kur një grua me fibromialgji është me menstruacione, dhimbjet e saj të zakonshme të muskujve mund të zmadhohen.

Probleme me përqëndrimin

Paaftësia për t’u përqëndruar ose ndjesia sikur keni një lloj mjegulle që shtyp mendimet tuaja mund të jetë një simptomë e zakonshme e fibromialgjisë e njohur si “mjegullim i trurit”.

Disa nga këto mund të shkaktohen nga mungesa e gjumit të rehatshëm, ndërsa teoritë e tjera sugjerojnë që mjegullimi vetë shkaktohet nga fibromialgjia.

Takoni mjekun tuaj për të diskutuar rreth ndonjë humbje të kujtesës së kohëve të fundit ose rreth problemit me përqendrimin që nuk shkaktohet nga faktorë të tjerë.

Eshte e këshillueshme mbajtja nën kontroll e stresit dhe faktorëve stresantë. Për ta arritur këtë qëllim duhen ndryshuar edhe shumë nga zakonet e jetës së përditshme. Mund të provoni edhe teknikat e menaxhimit të stresit si ushtrime fizike të kombinuara me frymëmarrjen, meditimi, yoga etj.

Kjo sëmundje ka nje karakteristikë themelore lodhjen prandaj këshillohet që të gjendet mënyra sa me efikase që personi që vuan nga kjo sëmundje të bëjë një gjumë te mjaftueshëm dhe të qetë në mënyrë që relaksimi të jetë sa më optimal.

Rekomandohen ushtrime të rregullta fizike. Në fillim këto ushtrime fizike do të rrisin nivelin e dhimbjes suaj, por duke u ushtruar rregullisht do të arrini të zvogëloni perceptimin e dhimbjes. Këto ushtrime duhet të bëhen në mënyrë të kontrolluar nga ana e fizioterapistëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu