Rëndësia e ushqyerjes së shëndetshme gjatë agjërimit

0
Gjigandi

Agjërimi është periudha gjatë të cilës njerëzit heqin dorë nga ushqimet dhe pijet prej agimit deri në perëndimin e diellit. Gjatë kësaj periudhe është shumë e rëndësishme që agjëruesit të ushqehen shëndetshëm dhe në përputhje me nevojat e organizmit të tyre, thotë për Gazetën Sinjali nutricionistja Diola Dosti.

“Gjatë kohës që duhet të ushqeheni pasi keni agjëruar, duhet të pini shumë ujë dhe të konsumoni fruta të pasura me ujë, perimet e gjelbra, supë (jo të gatshme, asnjëherë), në mënyrë që të përballoni sa më mirë agjërimin. Evitoni ushqimet e kripura pasi ju stimulojne etjen. Konsumimi i ushqimeve të skuqura, të ëmbla, mund t’ju bëjë që të shtoni peshë gjatë agjërimit dhe mos t’ju vijë çudi” thotë Dosti.

Sipas nutricionistes është e rëndësishme që të konsumohen më shumë ushqimet e pasura me fibra, buka e zezë dhe frutat e thata, ndërsa iftari të mos fillohet me ushqime të pashëndetshme, plot yndyrna e sheqerna.

“Filloni me një gotë me ujë dhe hurmë arabie. Hurma jep elektrolitët e humbur dhe i zëvendëson ato. Shmangni lëngjet e sheqerosura. Pini më shumë ujë, smoothie ose lëng frutash natyralë për të promovuar hidratimin pa kalori extra ose sheqer të shtuar. Konsumoni edhe lloje të tjera të frutave të thata si fiq, kajsi, kumbulla pasi kanë fibrat dhe nutrient të ndryshëm. Idealja do ishte supa me palcën e kockave të lopës, bizele, thjerrëza, fasule, ose supë makaronash kafe . Konsumoni ushqime të pasura me proteina si mish, peshk, perime, oriz, kos, kerpudha, avokado, tërshëra, elbi, thekra, qiqrat, misra” thotë Dosti.

Nutricionistja thotë se rëndësi duhet t’i kushtohet edhe ushqimit në kohën e syfyrit sepse me atë masë trupi do të merr energjinë e nevojshme deri në iftar.

RonaTyra

“Shumë ujë, ushqime të pasura me ujë, domate, kastraveca, fruta stinore, bukë të zezë, bukë misri me kos ose qumësht, arra, bajame, fruta të thata, fara kungull, lulediell, oriz kaf, kos me fruta të ndryshme, supë me thjerrëza ose bizele, djath, banana, gjalp kikiriku apo bajamesh të bëra vetë, pa kripë të shtuar, stafidhe ose rrush të thatë, oriz me qumësht” thotë Dosti.
Dosti thotë se është e rëndësishme që të qëndrohet larg kripës për të mos e shkaktuar etjen.Sipas saj nëse agjërimi bëhet në mënyrë të shëndetshme efektet pozitive janë të shumta.

“Agjërimi ka efekte të jashtëzakonshme , ka efekte pozitive në shëndetin kardiovaskular, është ndihmesë e madhe për arteriosklerozën, shton qarkullimin e gjakut dhe ul nivelin e yndyrnave të këqija në organizem. Pacientët me sëmundje të ndryshme duhet të jenë në kontakt me mjekun para dhe gjatë periudhës së agjërimit” përfundon Dosti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu