Janë të shumta recetat popullore që nuk njohim. Në këtë rast, na vjen nga Japonia. Përzierja e vezës duket se është e dobishme jo vetëm për dhembjet e kockave por edhe për gjendjen e këputjes. Ja si të veproni për të përfituar prej saj:
Lajeni mirë vezën dhe vendoseni në një gotë, në të cilën më parë keni vendosur 150 ml uthull molle.
Lëreni të qëndrojë për shtatë ditë. Gjatë kësaj kohe lëvorja e vezës do të shpërbëhet dhe do të mbetet vetëm një cipë e hollë që mban të bardhën dhe të verdhën e vezës.
Hiqeni këtë cipë dhe pjesën e brendshme vendoseni në gotën me uthull molle dhe përzijeni mirë.
Konsumojeni këtë përzierje tre herë në ditë nga 10 ml, duke e hedhur atë në një gotë me ujë të ngrohtë.
Ky lëng kremoz është shumë i mirë për shëndetin e kockave dhe të jep energji. Në këtë mënyrë trupi ynë mund t’i marrë të gjitha vitaminat e dobishme, proteinat dhe kalciumin nga veza.