Proteinat mund t’i merrni nga bimët, jo vetëm nga mishi

0
Gjigandi

Nëse jeni në një dietë eliminuese, me shumë mundësi po mundoheni të kufizoni yndyrat ! Por ajo që duhet të dini është se jo të gjitha ushqimet e yndyrshme janë të dëmshme për organizmin.

Acidet yndyrore omega-3 janë të domosdoshme për shëndetin mendor dhe atë kardiovaskular, por një studimi i ri tregon se konsumi i lartë i yndyrnave të shëndetshme lidhet me sëmundjet e diabetit. Duhet të jeni të kujdesshëm në zgjedhjet që bëni pasi e rëndësishme nuk është vetëm marrja e lëndëve ushqyese, por dhe burimi.

Dietologët rekomandojnë që burimet më të shëndetshme të acideve yndyrore omega 3 janë ushqimet tipike të një diete mesdhetare e pasur me fruta, drithëra, yndyrna me bazë bimore dhe peshk . Yndyrat me bazë bimore rekomandohen në shtohen në çdo vakt pasi avokadot, vaji ekstra i virgjër ulliri, arrat, farat, arrat etj kanë veti anti-inflamatore dhe janë të pasura me antioksidantë.

Një hulumtim i kryer në Massachusetts General Hospital, ka zbuluar se njerëzit të cilët kanë “furnizuar” trupin e tyre me proteina shtazore kishin një rrezik më të lartë për t’u plakur më shpejtë, veçanërisht në qoftë se ata zgjidhnin mishin e kuq përpara mishit të bardhë të pulës apo peshkut. Nga ana tjetër ata që hanin më shumë proteina me bazë bimore, kishin një moshë mesatare më të ulët vdekjeje.

Hulumtimi përfshiu të dhënat nga dy studime të mëparshme afatgjate. 170 mijë njerëz janë gjurmuar për 26 deri në 30 vjet. Mesatarisht, ata morën rreth 14% të kalorive të përditshme nga proteinat shtazore, dhe 4% nga proteinat me bazë bimore.. Gjatë kësaj kohe, më shumë se 36.000 prej tyre vdiqën.

RonaTyra

Studiuesit dolën në përfundimin se njerëzit që i merrnin proteinat nëpërmjet burimeve të tilla si: çdo lloj mishi, vezë, apo qumështit, kishin një rrezik më të lartë të vdekjes. Njerëzit të cilët kanë ngrënë më pak proteina shtazore dhe kanë konsumuar më shumë proteina me bazë bimore si drithëra, fasule, arra, dhe bishtajore, kishin më pak gjasa të vdisnin gjatë studimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu