Laktoferrina vepron si një stimulues imuniteti që mund të përmirësojë aftësinë e njeriut për të luftuar viruset, jo vetëm tek foshnjat por edhe tek të rriturit, sipas shkencëtarëve. Gjithashtu ai tha se një proteinë gjenetikisht e modifikuar me atë njerëzore në vitin 2007, e marrë nga qumështi i dhisë, ka aftësinë për të penguar aktivitetin e viruseve si rotavirus, hepatiti C dhe HIV.
Proteina e quajtur neolactoferrin, thuhet se ka veti anti-bakteriale, anti-virale dhe anti-kërpudhor dhe sipas shkencëtarëve, kjo mund të stimulojë imunitetin adaptiv tek njerëzit që janë prekur nga Covid-19, duke lehtësuar ashpërsinë e simptomave që ata kanë.
Ata gjithashtu besojnë se proteina mund të na mbrojë nga infektimi me Covid-19 dhe të veprojë në mënyrë të ngjashme me një vaksinë. “Ideja për ta përdorur kundër një infeksioni viral siç është Covid-19 ka një bazë shkencore të rrënjosur në një studim dekadash të neolaktoferrinës të kryer së bashku me Institutin.“, tha Goldman.