Pirja e duhanit çon në këtë gjendje vdekjeprurëse

0
Gjigandi

Gratë duhanpirëse rrezikohen nga zgjerimi (aneurizmi) i aortës së barkut, arteria më e madhe në trupin e njeriut, në krahasim me ato që nuk kanë pirë duhan kurrë. Kjo është një tjetër pasojë e pirjes së duhanit në një seri të njohur tashmë.

Në një studim klinik, shkencëtarët raportuan që gratë duhanpirëse kishin katër herë më shumë të ngjarë të kishin aneurizëm të aortës sesa gratë që ndalonin pirjen e duhanit.

Gjithashtu, gratë duhanpirëse kanë tetë herë më shumë të predispozuar të kenë një aneurizëm të aortës së prishur sesa gratë që kurrë nuk kanë pirë duhan, transmeton KosovaPress.

Studimet e mëparshme shkencore kanë treguar që konsumi i duhanit te burrat gjithashtu çon në një rrezik të rritur të zhvillimit të aneurizmave të aortës, por jo në të njëjtën masë si te gratë duhanpirëse.

Shoqata Kanadeze e Kirurgëve Vaskularë ka bërë thirrje për një ekzaminim të detyrueshëm me ultratinguj të të gjithë meshkujve midis moshës 65 dhe 75- vjeç dhe grave në rrezik pas moshës 65-vjeç.

RonaTyra

Kjo sëmundje është një nga ato që rrezikojnë jetën e një personi, veçanërisht kur preket nga aneurizmi. Aneurizmi i aortës abdominale shfaqet në 5% të burrave dhe 1% të grave mbi 65-vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu