Pediatrit tregojnë se 80% e fëmijëve me koronavirus janë asimptomatikë

0
Gjigandi

Të moshuarit janë më të rrezikuar nga komplikime të rënda të koronavirusit, por gjatë disa javëve të fundit ka pasur dëshmi në rritje se personat më të rinj, përndryshe të shëndetshëm gjithashtu mund të bien viktima të virusit vdekjeprurës.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raportojnë se të paktën tre fëmijë në SHBA kanë vdekur si rezultat i Covid-19 dhe që foshnjat mund të jenë të ndjeshme ndaj infeksioneve të rënda.

Dr. Dyan Hes, një pediatër në New York City tha se virusi mund t’i prekë fëmijët dhe si familjet duhet të trajtojnë situatën nëse fëmijët e tyre sëmuren.

“Ne nuk kishim teste për fëmijë, ata kishin ethe të lehta dhe pak kollë por shumë shpejt përmirësoheshin”, shtoi ai.

Për shkak të munesës të testimit, Hes thotë se familjet duhet të supozojnë se fëmijët e tyre kanë Covid-19 nëse fillojnë të shfaqin simptoma në përputhje me virusin.

RonaTyra

Sipas tij, arsyeja e vetme pse fëmijët duhet të shkojnë në spitale janë nëse kanë gulçim.

“Nëse fëmija juaj ka ethe, atëherë disi ai fëmijë me siguri e solli në stëpi duke luajtur me një fqinj ose mbase kur shkuat në dyqane ushqimore. Por, ju vetëm duhet ta mbani atë fëmijë në shtëpi për 14 ditë. Në distancë shoqërore. Dhe gjithmonë vendosni maska nëse fëmijët janë mbi 2 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu