Nëse ka diçka që nuk shkon, trupi mundohet në të gjitha mënyrat t’jua bëjë me dije dhe një ndër to, me të cilën ju sinjalizon për një problem të caktuar është vetë urina.
Pa ngjyrë/ transparente
Dijeni se po pini shumë ujë, ndaj duhet të ngadalësoni ritmin.
Ngjyrë e zbehtë kashte
Në këtë rast nuk keni përse të shqetësoheni, jeni mjaft të shëndetshëm dhe të mirë hidratuar. Ama nëse keni urinim të shpeshtë apo etje të shtuar mund të jeni në fillesat e diabetit.
E verdhë transparente
Gjithashtu nuk keni asnjë problem, jeni shumë normalë.
E verdhë e errët apo ngjyrë mjalti
Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar përveç një fakti: nuk po pini ujë mjaftueshëm. Ndaj nëse shihni se ngjyra e urinës ka nisur të jetë e tillë pinë sa më shumë ujë, sa më shpejt.
Kafe
Nëse urina ka një ngjyrë kafe të zbehtë mund të keni infeksion urinar ose çrregullime në mëlçi apo veshka. Gjithashtu mund të vijë dhe si shkak i sforcimit të muskujve, që lëshojnë një substancë të quajtur mioglobinë, substancë që i jep urinës këtë ngjyrë specifike.
Jeshile
Ka disa arsye pse ndodh kjo. Kur konsumoni asparagus, një ngjyrë e tillë është mëse e zakonshme. Por mund të vijë dhe si pasojë e një infeksioni urinar apo diarresë.
Blu
Përgjithësisht urina është blu vetëm kur keni marrë disa mjekime të veçanta. Por në raste shumë të rralla, mund të jetë duke ju sinjalizuar për një bakter të mundshëm.
Portokalli
Siç e keni kuptuar, ju urinoni atë që konsumoni. Në mos prej verdhëzës (ndikon shumë në këtë rast), urina në ngjyrë portokalli vjen dhe si pasojë e ushqimeve, por nëse ngjyra zgjat më shumë se 1 apo 2 ditë, duhet të konsultoheni me mjekun.
Lejla ose e kuqe
Me përjashtim të rastit kur hani panxhar, urina në ngjyra lejla apo në të kuqe paralajmëron infeksion urinar, gurë urinarë ose kancer në veshka a fshikëz.
E zezë
Kjo ndodh kur prej disa ditësh keni marrë një mjekim të rëndë. Por nëse nuk është ky rasti, kontrolli mjekësor është i padiskutueshëm.