Në plazh ditët e fundit të qershorit? Mësoni si do të jetë moti këtë javë

0
Gjigandi

Moti i paqëndrueshëm ka shoqëruar pothuaj të gjithë 20-ditëshin e parë të qershorit, por duket se nga gjysma e dytë e kësaj jave, do të ketë një përmirësim të ndjeshëm.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, java që vjen do të na sjellë temperatura relativisht të larta, por temperaturat vijnë gjatë ditës së enjte dhe të premte.

Paqëndrueshmëria e motit do të vijojë për ditën e hënë, të martë dhe të mërkurë.

Gjatë pjesës së parë të ditës, moti pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, shoqëruar me reshje shiu të dobëta gjatë Ultësirës Perëndimore.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites, në relievet kodrinore dhe malore në lindje të territorit (por edhe një pjesë e Ultësirës Perëndimore) do të ketë zhvillim të menjëhershëm të vranësirave deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet deri mesatar, por në zona të caktuara në formën e rrebesheve dhe breshërit deri të lartë.

RonaTyra

Java mbyllet me ditën e enjte dhe të premte me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat kalimtare do të jenë përgjatë relieveve të larta malore shoqëruar me reshje shiu të dobëta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu