Proteinat janë një komponent i rëndësishëm për organizmin tonë pasi sjellin energji, stimulojnë kujtesën dhe forcojnë muskujt.
Duhet të llogarisni se në ditë duhet të konsumoni aq proteina sa e keni peshën. Për shembull, nëse jeni 50 kg, atëherë duhet të merrni 50 gram proteina.
Pjesa më e madhe e njerëzve marrin 20 deri në 30 gram proteina në ditë
Kur të arrini 40 dhe 50 vjeç, është veçanërisht e rëndësishme të siguroheni që të merrni më shumë proteina, pasi përshpejtohet humbja në masë e muskujve të lidhur me moshën. Nëse doni të mbani ditë për të humbur peshë, rrisni konsumin e proteinave. Njerëzit me diabet ose para-diabeti duhet të flasin me mjekun e tyre për këtë sepse sasi të moderuara deri të larta të proteinave në dietë mund të rrisin rrezikun e problemeve në veshka.