Mbipesha/ A është e vërtetë që disa e kanë kockën e rëndë? Ja çfarë thonë ekspertët

0
Gjigandi

Sot është shumë e lehtë të krijosh idetë e gabuara në lidhje me mënyrën e saktë të të ushqyerit, duke pasur kaq shumë informacione. Më poshtë AgroWeb.org ju ka listuar disa nga mitet që besohen në lidhje me peshën, ushqimet dhe me mënyrën e të ngrënit.

Nuk jam i shëndoshë, më peshojnë kockat

Kjo është një frazë që përdoret shpesh nga persona që e konsiderojnë veten “gjenetikisht të rëndë”, pra siç njihet ‘ me kockë të rëndë’. Në të vërtetë parametrat e skeletit nuk kanë farë të bëjnë me peshën trupore. Skeleti zë rreth 20% të peshës trupore të çdo personi. Prandaj nëse një person është mbi peshë, kockat nuk kanë faj. Ka të bëjë me elementë të tjerë si masa muskulare, gjatësia, dhjami etj.

Qumështi i pasterizuar ka më pak vlera ushqyese se sa qumështi i freskët

Pasterizimi është një proces përmes të cilit bëhet trajtimi i qumështit me një temperaturë 140 gradë për disa sekonda. Diçka e tillë shkatërron çdo bakter të dëmshëm që gjendet tek qumështi. Por ky proçes humbet edhe disa baktere të mira që janë të nevojshme për organizmin. Rezultati që arrihet është jetëgjatësia e një qumështi të tillë deri në gjashtë ditë nëse ruhet në frigorifer.m Të dhënat e mbledhura nga AgroWeb.org, pohojnë se ka një humbje deri në 6% të proteinave dhe të vitaminës B1 e B12. Ndërsa mineralet si kalçiumi janë po në të njëjtin nivel. Si përfundim qumështi i pasterizuar humbet disa përqindje të ulëta të vlerave ushqyese.

RonaTyra

Kafeja filtër është më e lehtë se sa ekspresi

Nuk është kështu, edhe pse shumica e personave e besojnë. Disa nga argumentet që e mbështesin këtë fakt lidhen me aromën e fortë të kafesë ekspres. Duke qenë se ka aromë më të fortë, atëherë ajo është më e rëndë se sa kafeja filtër. Një filxhan me kafe filtër përmban përreth 115-120 ml me kafeinë, gjë që është pothuaj trefishi i asaj që gjendet në filxhanin e kafesë ekspres.

Ushqimet e ngrira humbasin vlerat e tyre

Nuk është kështu, për më tepër ngrirja e tyre arrin të ruajë disa nga vlerat ushqyese. Nëse ngrirja bëhet direkt nga kultivimi i perimeve mund të arrihet një nivel më i lartë vlerash ushqyese se sa i produkteve “të freskëta” në disa raste. Produktet e freskëta kanë kaluar shumë faza dhe ndryshime temperature nga kultivimi e deri në tavolinën tonë. Ngrirja e disa produkteve bën të mundur modifikimin e disa vitaminave dhe mineraleve që e bëjnë produktin kur gatuhet më të tretshëm nga stomaku.

Vezët nuk treten lehtë nga organizmi

Një akuzë që shpesh shoqërohet dhe me shprehjen se nuk duhet të hash dy vezë në ditë se rëndojnë stomakun. Por në një studim u vu re se nëse personat konsumonin dy vezë treteshin nga stomaku për tre orë. Duke qenë se një filxhan me kafe dhe qumësht arrin të tretet nga organizmi për 2 deri në 3 orë, vezët nuk përbëjnë problem.

Për të arritur një skuqje të lehtë duhet përdorur pak vaj

Është një ide e gabuar që shumë amvisa e bëjnë. Në fakt për të skuqur më shpejt dhe që produkti të përthithë më pak vaj, sekreti është që ai të pritet në copëza të vogla dhe të përdoret mjaftueshëm vaj gatimi. Kur krijohet kore përreth ushqimit ajo nuk lejon që produkti të përthithë më vaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu