Një lloj i tretë i testit kundër Covid-19 mund të ofrojë një mënyrë më të thjeshtë për punonjësit e kujdesit shëndetësor për të identifikuar rastet pozitive me koronavirus.
Dy testet që përdoren më shpesh janë një testi PCR, i cili kërkon materialin gjenetik të virusit për të parë nëse dikush është infektuar dhe testi i antitrupave, nëpërmjet të cilit mësohet nëse dikush e ka pasur koronavirusin dhe ka krijuar antitrupa ndaj tij, shkruan Daily Mail.
Por testi i ri, i quajtur testi i antigjenit, është i ndryshëm sepse kërkon vetëm pjesë të virusit, raportoi NPR.
Ekspertët thonë se testi mund të jetë revolucionar pasi që testet e reja janë më të shpejta, më të lira dhe më të lehta për t’u bërë – dhe rezultatet nxjerrën më shpejtë.
Sidoqoftë, vlerësimet e fundit të testeve të antigjenit sugjerojnë se ato mund të mos kenë efikasitet të lartë.
Testet e antigjenit nuk kanë nevojë për shumë pjesë për të vepruar dhe mund të japin rezultate në vetëm 15 minuta, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Nuk nevojitet specializim apo trajnim i veçantë për t’u mësuar që të përdoren ato.