Ky kafjall mund të zvogëlojë shanset për vdekje të hershme dhe vuajtje nga shumë sëmundje
Kombinimi ideal i mëngjesit nënkupton jogurtin, drithërat dhe pak fara të bluara liri, thotë nutricionistja Sarah Brewer.
Përbërës kryesor i këtij kafjalli është jogurti. Përmban probiotikë të përshtatshëm për zorrët, si edhe kalcium, fosfor dhe proteina. Ul shtypjen e gjakut, forcon eshtrat dhe zvogëlon shanset nga diabeti.
Nutricionistët me arsye e quajnë super-ushqim.
Studimet kanë treguar që jogurti ndihmon në eliminimin e shumë problemeve shëndetësore të lidhura me plakjen, siç janë shtypja e lartë e gjakut, osteoporoza dhe obeziteti i padëshiruar.
Bakteret probiotike në jogurt nxjerrin jashtë bakteret e këqija, të cilat ndikojnë keq në absorbimin e përbërësve të ushqyeshëm dhe ndjenjën e ngopjes, që do të thotë se e përkufizojmë marrjen e kalorive gjatë ditës.
Farat e lirit ulin presionin e gjakut dhe kolesterolin, kanë një efekt pozitiv në diabetin, lehtësojnë inflamacionin dhe dhimbjen që shoqërohet me artrit, osteoporozë dhe migrenë.
Ato janë një burim i pasur i tiaminës, riboflavinës, piridoksinës, acidit folik, acidit pantothenik dhe niacinës. Ato gjithashtu përmbajnë shumë minerale – magnez, mangan, fosfor, selen, hekur, kalcium dhe zink.
Konsumimi i këtij artikulli pesë herë në javë ul shtypjen e gjakut për 20 për qind, theksojnë shkencëtarët.