Këtë vit bëni plazh në Sarandë 20 për qind më lirë, bulevardi i qytetit do të jetë i mbyllur

0
Gjigandi

Plazhi për sektorin e hoteleve ka nisur dhe në qytetin e Sarandës, ku turizmi është një ndër sektorët kryesore të ekonomisë.

Fluksi i pushuesve ditën e djeshme ka qenë i ulët, kjo dhe për shkak të motit.

Ndërkohë, bashkia dhe operatorët turistikë po bëhen gati për implementimin e plotë të protokollit të masave të afishuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma tha se prej dy ditësh hotelet kanë nisur të operojnë pranë plazheve, edhe pse nuk janë favorizuar nga moti.

Ai theksoi se operatorët dhe bashkia i kanë marrë të gjitha masat për një sezon turistik të suksesshëm në kushtet e reja për shkak të pandemisë COVID-19.

RonaTyra

“Në ditët në vijim presim fluks turistësh, fillimisht nga vendi e më tej nga Kosova e Maqedoni meqë janë hapur edhe kufijtë.

Do të jetë një sezon specifik në kushte të reja që na e dikton situata, jo vetëm për shkak të numrit më të vogël të turistëve, por edhe për shkak të protokollit të sigurisë që duhet të ndiqet, që ka të bëjë kryesisht me distancimin fizik.

Besoj se situata do të vijë drejt normalitetit në ditët në vijim”, tha kryebashkiaku Gurma, teksa përsëriti se operatorët turistikë në Sarandë këtë vit kanë premtuar akomodime më çmime 20 për qind më lirë, çka sipas tij është një realitet që do ta provojë kushdo që do pushojë në qytet.

I pyetur lidhur me punimet në bulevardin e qytetit, i cili është në rikonstruksion, Gurma tha se duke qenë se investimi është 14-mujor, nuk do të jetë i mundur përdorimi i tij gjatë këtij sezoni, por shtoi se bashkia është duke punuar për një plan të ri masash, për të lidhur të dyja pjesët e qytetit dhe për të siguruar rrugë alternative kryesisht për këmbësorët.

“Investimi prej 4, 2 milionë eurosh i qeverisë së Shqipërisë në bashkëpunim me BB, është një investim 14-mujor çka do të bëjë që bulevardi të mos jetë i aksesueshëm gjatë këtij sezoni, por gjithsesi duke qenë një investim afatgjatë në çdo periudhë të vitit ai nuk do të mund të aksesohej.

Jemi shpresëplotë se me ritmet e punës nga operatori i kontraktuar do të bëjë të mundur që bulevardi të jetë i hapur vitin tjetër”, tha kryebashkiaku i Sarandës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu