Kanella, kura më e mirë natyrale për lehtësimin e dhimbjeve

0
Gjigandi

Kanella është “ilaç” më i dobishëm në lehtësimin e dhimbjeve sesa Ibuprofeni. Ky përfundim ka dalë nga një sondazh që është bërë tek një numër i madh grash, ku i është kushtuar rëndësi edhe përdorimit të ibuprofenit nga ana e grave, për dhimbjet gjatë ciklit menstrual.

Një grua që ndien dhimbje një herë në muaj, duke marrë ibuprofen për të lehtësuar dhimbjen, gjatë jetës së saj do të thotë se ajo do të konsumojë një sasi të konsiderueshme të ilaçeve farmaceutike.

Problemet me stomakun dhe problemet kardiovaskulare janë vetëm dy nga ndërlikimet që mund të vijnë me marrjen e qetësuesve për vite. Prandaj kërkimet e reja kanë konfirmuar se ekziston një alternativë më e mirë.

Hulumtimet e kryera në Indi dhe të botuara në Journal of Clinical and Diagnostic Research zbuluan se kanella është erëz, e cila sjell një lehtësim më efektiv të dhimbjeve, sidomos për gratë.

Kanella, sikurse shafrani i Indisë ka vlera të mrekullueshme medicinale. Është e njohur për të zvogëluar nivelin e sheqerit në gjak, mban nën kontroll presionin e gjakut dhe “vret” dhimbjet.

RonaTyra

Ajo është përdorur për shekuj në mjekësinë lindore. Filloni ta përdorni edhe ju kanellën, në rast se doni të qetësoni dhimbjet në mënyrë natyrale!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu