Ka një mënyrë perfekte për t’i bërë flokët kaçurrela, pa permanent dhe pa i djegur

0
Gjigandi

Kushdo prej nesh do që të ketë flokë të bukur, por të gjitha kemi ditë të tmerrshme kur flokët nuk na binden apo jo? Në vend që të lutemi për të pasur më shumë fat dhe më shumë ditë të mira për flokët, fatin mund ta bëjnë edhe disa truke të thjeshta. Një prej tyre është ai i flokëve kaçurrelë dhe pa shkuar në permanent apo pa i djegur me masha të nxehta.

Të gjitha mjetet që të ndihmojnë për të krijuar kaçurrela janë ato me temperatura të larta apo jo? Dhe kjo është mënyra e vetme për të krijuar kaçurrela? Në fakt, jo. Nëse do që të krijosh kaçurrela të bukur dhe pa i dëmtuar fare flokët, atëherë ka një truk që nuk e ke ditur, por të ndihmon shumë.

Janë pipat e lëngjeve! Po, pikërisht ato pipat plastike me të cilat pimë lëngje të gazuara ose edhe të tjera. Mënyra për t’i përdorur në flokë është shumë e thjeshtë. Thjesht ndaji flokët në disa seksione dhe mbështulli rreth një pipe. Pasi ta kesh mbështjellë një pjesë flokësh rreth saj, lidhi dy pjesët bashkë me një nyjë. Kështu vepro me të gjithë flokët dhe mbaji për disa orë ose përgjatë natës. Kujdes: sa më të vogla seksionet e flokëve, aq më të fortë e më të bukur do të bëhen kaçurrelat.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu