Janë izraelitët ata që këtë herë kanë ecur edhe një hap më shumë me maskat mbrojtëse ndaj Covid-19. Shumë prej përdoruesve të këtyre maskave u jepet mundësia edhe të ushqehen.
Pa e hequr maskën, njerëzit mund të hanë ushqim në ambientet e jashtme siç janë restorantet apo fast-food-et.
Shpikësit e kësaj maske pretendojnë se ky produkt jo vetëm ul ndjeshëm përhapjen e virusit, por i bën edhe restorantet më pak të rrezikshme ndaj Covid-19.
Mjafton vetëm një buton dhe maska hapet në të çarën e pjesës së përparme për të mundësuar ushqimin.