Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar në Facebook një videomesazh nga Shefi i Shërbimit të Kardiologjisë në QSUT, Evdin Prifti. Ministrja Manastirliu shkruan se kujdesi për zbatimin e rregullave të distancimit social dhe higjenës vetjake është shumë i rëndësishëm dhe bën apel të dëgjohet mesazhi i mjekut.
Ndërkohë Prifit shprehet se virusi është ende në qarkullim, ndaj zbatimi i rregullave të distancimit social, mbajtja e maskës në vendet ku rekomandohet dhe mbajtja e higjenës janë të domosdoshme për të ulur rrezikun ndaj kontaminimit me COVID-19.
“Ne duhet të kemi të gjithë dëshirën per ta luftuar. Jo vetëm kasta mjekësore, por çdo qytetar, nese ata nuk impenjohen maskimalisht në zbatimin e rregullave kjo do të ndikojë për keq në kontaminimin dhe infektimin me COVID-19”, thotë Prifti në mesazhin e tij.