Java e Kuzhinës Italiane, e cila mbahet në tërë Botën, nga 18 nëntori deri më 24 nëntor, për herë të parë këtë vit do të mbahet edhe në Kosovë.
Java e Kuzhinës Italiane organizohet nga Italian Trade Agency (ICE) dhe Instituti Italian i Kulturës, nën patronazhin e Ambasadës Italiane në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Java e Kuzhinës Italiane në Botë, sinteza e një rrugëtimi që zë fill nga Expo 2015 në Milano, është një takim i përvitshëm dedikuar të ushqyerit të qëndrueshëm dhe traditës enogastronomike si shenjë dalluese e identitetit dhe kulturës italiane. Bujqësia, mbarështimi, peshkimi dhe transformimi i produkteve të shëndetshme duke respektuar njëkohësisht mjedisin me 299 emërtime të mbrojtura dhe 524 verëra Doc/Docg/Igt, e dyta në Europë për sipërfaqe bujqësore biologjike (me rreth 2 milion hektarë) dhe e para për numër ndërmarrjesh (79.000 njësi), Italia propozon praktikat më të mira që kontribuojnë në mënyrë të padyshimtë në përkufizimin e italianëve, sipas indeksit Bloomberg 2017, si “populli më i shëndetshëm në botë”.
“Edukimi ushqimor: Kultura e shijes” është tema e javës së katërt të kuzhinës italiane në botë e cila do të mbahet nga data 18 deri më datë 24 nëntor 2019 gjatë së cilës janë parashikuar mbi 1000 evente në mbi 100 vende ku janë programuar aktivitete promovuese e tregtare, takime me Chef kuzhine, show cooking, kurse kuzhine e masterclass, konferenca, seminare dhe bashkëbisedime mbi traditën italiane të kulinarisë, degustime dhe darka tematike.
Këtë vit për herë të parë merr pjesë edhe Kosova me një program konceptuar nga Italian Trade Agency (ICE) dhe Instituti Italian i Kulturës me patronazhin e Ambasadës Italiane në Prishtinë.
Përveç darkës inaguruese me 18 nëntor, e cila në Menzën e Ramiz Sadikut do të shohë të realizuar përgatitjen e një darke me 6 duar nga Chef Cristian Broglia, Bekim Jashari dhe Bleri Dervishi, një network restorantesh e baresh do dedikojnë, përgjatë gjithë javës nga data 18 deri më 24 nëntor, menu, receta dhe pije sipas enogastronomisë italiane: “91 Avenue” – Lounge & Restaurant, Central Room Prishtina, Che Bar Bistro Shpk, Che Bar Group, Emerald Hotel, Fish Restaurant Vela, Ma Belle Shpk, Maestro’S Restaurant, N’Peshkt Terrace Restaurant Veternik, Osteria Basilico, Puro Restaurant, Shpija e vjeter, Soma, Swiss Diamond Hotel Prishtina.
Veprimtari promovuese do të zhvillohen njëkohësisht pranë pikave të shitjes Conad Shpk, Super Viva Shpk së bashku me Coop Italian Food SpA, Elkos Group, Meridian Corporation, Emona Group. Pa lënë mënjanë aderimin e distributorëve të rëndësishëm si Oniks për Lavazza, Union Shpk për Riso Ducato di Mantova dhe vajin Zucchi, si edhe NTP Catering për pajisjet ho.re.ca.
Një ditë formimi teknik do t’i dedikohet më 19 nëntor nxënësve të Shkollës së Mesme së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Abdyl Frashëri” dhe Shkollës së Mesme të Tregtisë, Hoteleri dhe Turizmit “7 Shtatori”. Të regjistruarit në Fakultetin e Filologjisë pranë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të mund të marrin pjesë më 20 nëntor në takimin e organizuar nga katedra e gjuhës italiane mbi evolucionin e kuzhinës italiane, makrorajonet, historia, tradita, feja dhe revolucioni industrial.