A keni menduar ndonjëherë se përse veshi e nxit nevojën ta kruani atë?
Kjo mund të jetë si pasojë e dyllit, mund të jetë shenjë e hershme e ndonjë infeksioni apo edhe shenjë se jeni alergjik ndaj ndonjë produkti që e përdorni çdo ditë.
NHS thotë se përdorimi i produkteve të caktuara në vesh apo afër veshit mund të shkaktoj ënjtjen e kanalit të veshit.
Nëse kruarja në vesh bëhet më shumë se acarim i vogël, atëherë është shenjë se keni infeksion.
Lëngjet në kanalin e veshit mund të bëjnë që të zhvilloni ndonjë infeksion, pasi që lagështia e krijon ambientin ideal për bakteret.
Edhe pse metoda më e zakonshme e pastrimit të dyllit nga veshi është me shkopinj pambuku, kjo vetëm sa e bën kruarjen më të tmerrshme dhe mund të shkaktoj akumulimin e baktereve, pluhurit dhe ndyrësirave tjera në vesh që e shkaktojnë infeksionin.
Në vend të kësaj metode, NHS sugjeron të përdorni pika për vesh që mund të blihen në farmaci.