Ne rastet e reja te konfirmuara ne 24 oret e fundit, te te prekurve me koronavirus ne vendin tone, ka rezultuar edhe nje personel shendetesor i riinfektuar.
Lajmin e ka bere me dije Ministria e Shendetesise, teksa ka dhene sot detajet e situates me te fundit te koronavirusit ne vendin tone.
“Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi. Aktualisht kemi një personel shëndetesor të riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, pra i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar. Gjendja e tij shëndetesore është e stabilizuar”- njoftoi ministria e Shendetesise.
Tirana mbetet vatra e nxehte e koronavirusit ne vend, ku perdite numerohen raste te shtuara te personave te prekur.
Në vendin tonë janë aktualisht 273 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë. Nderkohe qe tre qarqe numerojne vetem nga nje person te semure, konkretisht Korca, Librazhdi dhe Mallakastra.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 925 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 187
Krujë 23
Shkodër 17
Kamëz 14
Durrës 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1.