Rama drejton sot debatin e hapur mbi llogaridhënien ndërkombëtare

0
Rama drejton sot debatin e hapur mbi llogaridhënien ndërkombëtare
Gjigandi

Nga 1 qershori Shqipëria mori për 30 ditë kryesimin e Presidencës së Këshillit të Sigurimit në OKB. Kryeministri Edi Rama do të drejtojë sot (2 qershor) debatin e hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit lidhur me llogaridhëninen ndërkombëtare. Sikurse ka njoftuar vetë kryeministri Rama, Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për promovimin e drejtësisë.

“Ngjarja e parë përfaqësuese e Shqipërisë në presidencën e saj të parë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do të kem nderin të kryesoj më 2 qershor i kushtohet “Forumit të llogaridhënies dhe drejtësisë për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare. Kombet e bashkuara nuk kanë vlerë më të lartë për të promovuar sesa drejtësia dhe sundimi i ligjit. Shqipëria e promovon atë kombëtarisht dhe e mbron ndërkombëtarisht. Drejtësia dhe paqja ecin krah për krah dhe Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në këtë drejtim. Jemi të privilegjuar që u japim zë bindjeve tona e do ta drejtojmë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me të gjithë vullnetin e pasionin tonë për ato çka besojmë fort”

, ka thënë Rama.

Ministria e Jashtme ka njoftuar se takimet e kryesuara nga Rama do të pasohen nga disa veprimtari të tjera përgjatë muajit qershor. Më 15 qershor do të zhvillohet debati i hapur i drejtuar nga Ministrja Ola Xhaçka mbi tematikën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, me nën temë “Roli i organizatave rajonale për zbatimin e GPS në situata trazirash politike dhe marrje pushteti me ‘dhunë’.

Më 16 qershor Olta Xhaçka do të drejtojë session informimi mbi bashkëpunimin mes OKB dhe organizatave rajonale. Ndërsa më 28 qershor Ambasadori i Shqipërisë në OKB do të drejtojë debatin e hapur mbi Metodat e Punës së Këshillit të Sigurimit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu