Hithra është një nga bimët më të pasura me ushqyes në mbarë botën. Kjo bimë është e dobishme për trajtimin e disa sëmundjeve. Studimet kanë treguar se hithra ka plot antioksidantë, lufton mikrobet, kuron ulçerën dhe luan rol të rëndësishëm kundër dhimbjeve. Hithrat ofrojnë shumë energji dhe mposhtin dëshirën për ushqim të tepërt.
Hithrat stimulojnë sistemin limfatik, fuqizojnë sistemin imunitar dhe ul tensionin e lartë të gjakut. Konsumimi rregullisht i hithrave shkatërron gurët në veshka dhe ndihmon me shkarkimin e ujërave të tepërt. Hithrat konsiderohen si një nga produktet natyrale më efikase në luftën kundër alergjive e cila gjithashtu ndihmon me sëmundjet respiratore. Hithrat japin një ndihmesë domethënësë me sëmundjet gastrointestinale dhe konstipacionin.
Studimet më të fundit tregojnë se konsumimi i hithrave forcon trurin dhe ndihmon në trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe sëmundje të tjera nervore. Hithrat luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të tiroideve, shpretkës dhe pankreasit. Ato mbrojnë shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve nëse përdoren si shpëlarës goje. Shtrydhja e bimëve si hithra është një nga mënyrat më të shpejta për të furnizuar trupin me ushqyes.
Hithrat janë dhe një qetësues shumë i mirë natyral që ju çlirojnë nga simptomat menstruale dhe ndihmojnë me fryrjen dhe dhimbjet e barkut si pasojë e menstruacioneve. Lëngu që sugjerohet është i mbushur me vitamina e minerale që vijnë jo vetëm nga hithra por edhe nga karrotat dhe mollët. Ky lëng është natyral dhe i dobishëm, sidomos nëse pihet në mëngjes.
Për këtë recetë do t’ju nevojiten:
6 degë të plota të hithrës
4 karrota
2 mollë
Udhëzimet:
Merrni një shtrydhëse frutash dhe hidhni hithrat të parat. Më pas shtrydhni karrotat dhe mollët. Përzijeni lëngun që të jetë i njëtrajtshëm dhe shërbejeni. Sasia e përftuar e lëngut është e mjaftueshme për 2 persona.