Elton Deda dhe Bledar Sejko: Të hapen sa më parë lokalet e natës, publikun e kemi ushqim, as në koncertet e hapura s’na ftuan!

0
Gjigandi

Pandemia e koronavirusit padyshim që ka goditur ekonominë e familjeve shqiptare. E mes shumë profesioneve që u pezulluan për shkak të rrezikut nga virusi vdekjeprurës, është edhe kategoria e artistëve shqiptarë, të cilët nuk përfituan pagën e luftës.

Këngëtari Elton Deda dhe instrumentisti i njohur Bledar Sejko të ftuar në studion e ‘News24’ treguan eksperiencat e tyre në këtë kohë karantine. Ata thanë se artistët, po përjetojnë momente të vështira ekonomike, për shkak të mbylljes së punës në lokalet e natës ku ata performojnë, apo dhe angazhimet e tjera muzikore.

Ai sugjeroi hapjen sa më parë të lokaleve të natës, që kanë hapësira të mëdha, në mënyrë të tillë që t’i jepet një ndihmë financiare edhe artistëve. Sipas Sejkos, artistët, përveç vështirësisë ekonomike, do të përballen edhe me depresion.

“Jemi në vështirësi të madhe. Kjo krizë, përveç çështjeve financiare, ekonomike, kam frikë se do kaloj dhe më tej, tek depresioni. Artisti, ka publikun si ushqim shpirti. Kjo është ‘vrasje e shpirtit’ të artistëve. Unë uroj dhe shpresoj që ka shumë lokale dhe clube që kanë hapësira të mëdha. Dhe mendoj që këto lokale të rifusin muzikën live, që të rinisin jetën dhe artistët.

Ne kemi qenë kategoria që nuk është ndihmuar nga qeveria. Nëse e drejta e autorit do të ishte mbështetur që në fillim, do ta kishim më të lehtë të kalonim këtë pandemi. Unë insistoj që sa më shpejt të hapen lokalet e natës, aq më mirë do jetë për artistët. Duke qenë se shtetit nuk i ka subvencionuar mediat, s’po flas për veten time, por për gazetarët, pasi kanë qenë në terren që ditën e parë të kësaj pandemie, qeveria duhet të merrte masa. Mediat janë detyruar që të japin pagesa minimale. Kam shpresa se do hapet shumë shpejt çdo gjë”, tha Sejko.

RonaTyra

Ndërkohë, Elton Deda pohoi se kriza financiare nuk do të ishte ndjerë shumë nga artistët, nëse atyre do iu ishte njohur e drejta e autorit, pasi do të kishin siguruar disa të ardhura.

“Unë fatmirësisht e kam një punë tjetër. Po ka artist që nuk e kanë. Nëse do ishin respektuar së pari të drejtat e autorit, ata s’do ishin në këtë gjendje. Ata do kishin pasur rezerva për të kaluar këto kohë. Në këtë drejtim ata nuk shpërblejnë, shumicës së artistëve iu vidhet e drejta. Nuk jemi në pikën zero. Por nuk jemi as tek pika 10. Është bërë shumë pak në këtë aspekt. Për vite me radhe ne nuk jemi mbështetur. Ne kemi problemet tona, nuk jemi engjëj.

Por nuk ka përçarje në këtë pikë. Sa i takon të drejtës së autorit. Çdokush dëshiron të paguhet për atë që ka bërë. Është gjeja më elementare. Në këto momente të vështira duket zhdërvjelltësia e mendjes, inovacioni dhe fantazia. Disa persona që janë të shtetit, do kisha sajuar koncerte online, koncerte pa muzikë. Se si të bëjnë artistët muzikë dhe të ishin në punë që të paguheshin. Ne jemi mësuar që të këndojmë me publik. Ne jemi njerëz që përshtatemi, e kemi këtë aftësi. Ne nuk u ftuam në koncertet e hapura. Këtu duhet të ketë një strategji. Këtë periudhë jam munduar të krijojë muzikë”, -tha Deda. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu