Dy trajtime natyrale që mbajnë nën kontroll erën e keqe të sekrecioneve vaginale

0
Gjigandi

Infeksionet vaginale janë një nga problemet më të zakonshme që prekin vajzat. Duhet të keni parasysh që nëse nuk i trajtoni në kohë, ato mund të përkeqësojnë gjendjen tuaj shëndetësore në atë pikë sa mund të lipset një ndërhyrje e specializuar kirurgjikale. Ndër infeksionet më të rrezikshme përmendim infeksionin vaginal “Maja” që shkaktohet nga kërpudha bakteriale Candida.  Ky bakter shumohet në paretet e brendshme të vaginës si pasojë e ndryshimeve hormonale dhe mungesës së kujdesit personal. Pehashi i vaginës ndryshon vlerat e tij normale të cilat janë më acide se kurrë. Si rrjedhojë do të keni sekrecione vaginale më ngjyrë të verdhë dhe erë të rëndë, djegie gjatë urinimit apo penetrimit seksual, si dhe kruajtje të vazhdueshme.

E dimë që ky është një problem aspak i këndshëm për vajzat dhe shumë prej jush ndihen në siklet prej faktit se edhe dikush tjetër mund t’i ndjejë/nuhasë ato, prandaj Living ju sjell në vëmendje dy trajtime tejet natyrale. Nuk rëndojnë xhepin tuaj, janë efektive dhe nuk kanë efekte anësore.

Kosi: Kosi është një ndër produktet më të mira natyrale që neutralizon aromën e rëndë të sekrecioneve, si dhe lufton mikrobet dhe bakteret kërpudhore që shkaktojnë infeksione të ndryshme vaginale. Kosi ka në përmbajtjen e tij shumë laktobacilë, substanca ushqyese që rregullojnë pH-in e florës vaginale dhe kontrollojnë sasinë dhe erën e sekrecioneve. Mjekët gjinekologë këshillojnë të konsumoni një gjysmë gote kos çdo ditë (100 ml) nqs doni të shamngni erën e rëndë aty poshtë. Living ju propozon po ashtu një trajtim interesant ku ingredienti kryesor është kosi: ju nevojiten dy lugë gjelle kos dhe një tampon pambuku. Njomni tamponin ose sfungjerin për pastrimin intim në kos dhe lyeni pjesët e jashtme të vaginës. Lëreni të veprojë për 10 minuta dhe më pas shpëlahuni vetëm me ujë të ftohtë. Mos harroni që fshirja duhet bërë nga lart-poshtë në mënyrë që të mos depërtojnë mikrobet në vaginë. Ky trajtim duhet përdorur tri herë në ditë për një periudhë kohore që e përcaktoni ju.

Hudhra: Merrni një ose dy thelpinj hudhër dhe qërojini, mbështillini me një fashë dhe futini në vaginë për 8 orë, aq sa do të jetë koha e fjetjes. Hudhra shquhet për aftësitë e saj anti-bakteriale dhe anti-inflamatore që e shndërrojnë në një ilaç të mrekullueshëm natyral. Ajo do të arrijë të përthitë infeksionin dhe të parandalojë kruajtjen e sekrecionet e shpeshta. Ky trajtim duhet përdorur tri netë rresht. Në mëngjes mundohuni të tërhiqni hudhrën njëlloj siç do të bënit me një tampon. Nëse ju bezdis aroma e vaginës suaj mund të bëni shpëlarje me ujë me kamomil. Gjithashtu mund të zieni 5-10 thelpinj hudhër në 200 ml ujë. Pasi të jetë ftohur dhe filtroni ujin dhe lani vaginën me të.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu