“Do i ha veshin Edi Ramës”, Kryemadhi sqaron deklaratën: Do të kisha shumë dëshirë, por nuk jam Mike Tyson

0
Gjigandi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Byro Politike”, ka komentuar deklaratën që ka bërë ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar ndaj kryeministrit Edi Rama.

E ulur në një shesh, Kryemadhi tha se për prishjen e godinës “do t’i hante veshin”. E pyetur për deklaratën e saj, Kryemadhi tha se diçka e tillë nuk do të ndodhte pasi ajo nuk ishte Mike Tayson.

“Nuk jam Mike Tayson. Kështu që do të kisha dëshirë të isha Tayson por nuk jam dot,”-tha Kryemadhi.

Në vitin 1997, në ndeshjen mes Mike Tayson dhe Evander Holyfield- Tyson kafshoi në vesh kundërshtarin duke u dënuar për veprimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu