Diabeti i tipit 2 mund të mposhtet nga një dietë e lëngshme, e bërë me supa me kalori të ulët dhe smoothies. Pothuajse gjysma e 298 vullnetarëve që kanë ndjekur këtë dietë për 5 muaj, në fakt, kanë arritur të humbasin së paku 15 kg dhe diabeti i tipit 2, nga i cili vuanin, u zhduk.
Eksperimenti u krye në Newcastle dhe Glasgow, në Britaninë e Madhe, ndërsa rezultatet u botuan në revistën mjekësore Lancet.
Çdo ditë pjesëmarrësit në eksperiment duhej të konsumonin katër vakte të lëngshme: ato ishin pako me pluhur që treteshin në ujë, për të bërë një supë ose smoothies, me një përmbajtje prej 200 kalorish dhe përbërjen e duhur të lëndës ushqyese. Pas humbjes së peshës, dietologët më pas ndihmuan pacientët të rifillojnë me ushqime të forta dhe të shëndetshme.
Sipas të dhënave të publikuara, 46% e pacientëve që filluan eksperimentimin u shëruan një vit më vonë, 86% që kishin humbur 15 kg ose më shumë iu zhduk diabeti i tipit 2 dhe vetëm 4% u shëruan me terapitë që janë në përdorim. Megjithatë, kjo nuk është një kurë përfundimtare, paralajmërojnë mjekët. Nëse rimerrni peshë, diabeti kthehet.