Detaje të reja nga vrasja e 25-vjeçarit në Vlorë, banorët: U frikësuam, lagja është problematike

0
Gjigandi

Kristian Breshanaj është viktima që u vra mesnatën e së shtunës rreth orës 00:30 në qytetin e Vlorës.

Ai u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në lagjen e quajtur ‘Uji i Ftohtë’, ku mori 5 plumba në trup.

Mësohet se babai i tij punon si mjek në spitalin rajonal të Vlorës, mjek respirator prej vitesh në këtë spital.

25-vjeçari ka qenë i njohur për policinë e Vlorës. Mësohet se është vënë në pranga më 23 qershor 2014, në kushtet e flagrancës ,pasi ju gjend lëndë narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu, drejtonte mjetin tip ‘Volkswagen’ me targa AA 225AN pa leje drejtimi.

RonaTyra

Ai është arrestuar së bashku me një person tjetër për veprat penale, ”Prodhime dhe shitje të lëndëve narkotike ,si dhe ”Drejtimi i automjetit në drejtim të parregullt”.

Ndërkohë banorët e zonës kanë rrëfyer momentet e frikës që kanë përjetuar. Ata thonë që lagja është problematike pasi kanë ndodhur ngjarje të tilla edhe më përpara.

”Dëgjuam një zhurmë po kisha frikë të dilja përjashta. U tremba po isha plakë, kisha frikë dilja jashtë. Dëgjuam që ishte shkrumbuuar diçka. Kur plasi dëgjuam një zhurmë të madhe. Ne u habitëm çfarë ishte kjo. Ndihem e frikësuar. Po ndodhi këtu ndodh kudo. Ka ndodhur edhe para ca vitesh. Lagja mbetet problematike. Është errësirë, duhen vendosur disa llamba. Të vret tjetri dhe nuk e di kush është”, shprehen disa prej tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu