Deklarata e Yuri Kim, Paskal Milo: Nga më të fortat në 30 vite, presioni është i drejtpërdrejtë

0
Gjigandi

Deklaratat e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila ia la përgjegjësinë për të ardhmen e Shqipërisë, kreu të PD, janë konsideruar nga më të fortat në 30 vitet e fundit nga kreu i Partisë Demokracia Sociale e Shqipërisë, Paskal Milo. Në emision “Repolitix” në Report TV, Milo tha se deklaratat ishin të drejtpërdrejta.

“Në historinë 30 vjecare të demokracisë shqiptare kjo deklaratë e sotmja është nga më të fortat dhe më të drejtpërdrejtat. Deklarata të kësaj natyre ka bërë ambasadori Rajerson në fillim kur ka ardhur në mbështetje të PD dhe ai merrte pjesë edhe në mitingjet e PD”, u shpreh Milo.

Milo u shpreh se kreditet që ambasadorja i tha Partisë Socialiste janë të paprecedente.

“Do të vazhdojnë negociatat edhe nesër, por jo në një tryezë institucionale por do të ketë negociatat dhe takime kokë me kokë të diplomatëve të ambasadores amerikane, ndoshta me zotin Basha dhe Kryemadhin dhe me qëllim që ti rikthehen çështjeve për të gjetur një mundësi për marrëveshje, por orët janë të kufizuara. Presioni është i drejtpërdrejtë. Kreditet që i dha PS-së ambasadorja amerikane është e paprecedentë. Mund të ecet në këtë pistë që parlamenti të shkojë në gjendjen që është pa konsensusin e opozitës dhe të miratojë paketën e reformës zgjedhore”, tha Paskal Milo.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu