Çka është sëmundja Lupus dhe si të shëroheni

0
Gjigandi

Sëmundja “Lupus”, nëse identifikohet herët, mund të rezultojë me mjekim të suksesshëm. Por diagnostikimi kërkon laborator modern, e që në Kosovë nuk gjenden të tillë, andaj pacientët detyrohen të kërkojnë spitalet rajonale e evropiane.

Dhimbje ose ënjtje e nyjave, dhimbje muskulore, temperaturë, puçrra të kuqe, kryesisht në fytyrë, dhimbje në gjoks, rënie e flokëve, gishta të zbehur, ndjeshmëri në diell, gjëndra të ënjtura e lodhje e pashpjeguar; këto janë shenjat e një personi të prekur me Lupus, ose “sëmundjen e ujkut”.

Mjeku mund të përdorë historinë mjekësore të pacientit, ekzaminimin e plotë, analizat e gjakut, biopsinë e lëkurës dhe veshkave, për ta diagnostikuar, meqë nuk ekziston ndonjë test që do të diagnostikonte këtë sëmundje.

Mjekut i duhen muaj tërë, apo vjet, që të zbulojë Lupus-in.

Doktorët shpjegojnë se shenjat e para që mund të vërejë vet pacienti që preket me këtë sëmundje.

RonaTyra

Ndërkohë Kosova ka nevojë për një laborator modern që do të ndihmonte në diagnostifikimin e shpejtë të Lupus-it.

Në gjashtëmjorin e parë të 2016-ës, në Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë trajtuar 27 pacientë me këtë sëmundje. 81 përqind prej tyre femra, e 19 për qind meshkuj.

Në 69 për qind të rasteve në QKUK, është parë fenomeni i fluturës në fytyrë.

Pacientëve me Lupus u formohet një hije në fytyrë në formë fluture, andaj mjekësia e ka quajtur sëmundje të ujkut, meqë merr një pamje të tillë.

Pacientët e prekur me këtë sëmundje, përveç mjekimit, kanë nevojë edhe për trajtim psikosocial.

Infermierët kanë një rol tejet të rëndësishëm në edukimin dhe këshillimin e pacientëve.

Infermierët duhet të kenë edukim të vazhdueshëm profesional për trajtimin e pacientëve me Lupus.

Sëmundja që karakterizohet me rënie të elementeve të gjakut, mund të sulmojë edhe bërthamën dhe citoplazmën e qelizës.

Pacientët e prekur me Lupus, pas një kohe i nënshtrohen dializës.

Kush preket nga lupusi?

Çdokush mund të preket nga lupusi, por ky është më i shpeshtë te femrat. Lupusi po ashtu është më i shpeshtë te femrat afro-amerikane, hispanike, aziatike dhe me prejardhje të amerikano-veriore se sa te fermat kaukaziane (nga trojet evropiane).

Çfarë e shkakton lupusin?

Shkaktari i lupusit nuk është i njohur. Kërkuesit mendojnë se gjenet luajnë rol të rëndësishëm, por gjenet të vetmuara nuk e përcaktojnë se kush preket nga lupusi. Është e mundshme që shumë faktorë të nxisin sëmundjen.

Cilat janë simptomat e lupusit?

Simptomat e lupusit ndryshojnë nga një person te tjetri. Por disa prej simptomave më të shpeshta të lupusit janë këto:

dhimbje ose ënjtje e nyjave

dhimbje muskulore

temperaturë me shkaktarë të panjohur

urtikarie (puçrra) të kuqe, shumica në fytyrë

dhimbje në gjoks kur merr frymë thellë

rënie e flokëve

gishta të dorës dhe këmbës të zbehura ose të mavijosura

ndjeshmëri në diell

ënjtje në këmbë ose rreth syve

ulcera në gojë

gjëndra të ënjtura

ndjenjë e shprehur e lodhjes.

Lupusi mund të shoqërohet edhe me simptoma të tjera më pak të shprehura dhe më të rralla si:

anemi (rënie e numrit të qelizave të kuqe të gjakut)

kokëdhimbje

periudha trullosje

ndjenjë dëshpërimi

konfuzion

kriza epileptike.

Simptomat mund të vijnë dhe të largohen. Kohët kur personi ka simptomat quhen shpërthime, që mund të jenë nga të lehta deri te shpërthime të ashpra. Me kalimin e kohës, simptomat të reja mund të paraqiten në çdo kohë.

Si diagnostikohet lupusi?

Nuk ka asnjë test për ta diagnostikuar lupusin. Mund të ketë nevojë për muaj ose vite që mjeku ta diagnostikojë lupusin. Mjeku mund të përdorë shumë mjeke për ta diagnostikuar, si:

historinë mjekësore

ekzaminimin e plotë

analizat e gjakut

biopsinë e lëkurës (marrje e mostrës së lëkurës dhe shikimin i saj nën mikroskop)

biopsinë e veshkave (marrje e një pjese indi të veshkave dhe shikimin i saj në mikroskop).

Ju mund të keni nevojë për një mjek të fushave specifike për të trajtuar shumë simptoma të lupusit. Personat mjekësor që mund t’ju mjekojnë mund të jenë:

mjeku familjar

reumatologu (mjeku që trajton artritin dhe sëmundje të tjera të cilat shkaktojnë ënjtje në nyja)

imunolog klinik – mjeku i cili trajton sëmundjet e sistemit imun

nefrolog – mjeku i cili trajton sëmundjet e veshkave

hematolog – mjeku i cili trajton sëmundjet e gjakut

dermatolog – mjeku që trajton problemet e lëkurës

neurolog – mjeku që trajton problemet e sistemit nervor

kardiolog – mjeku që trajton zemrën dhe problemet e enëve të gjakut

endokrinolog – mjeku që trajton problemet e lidhura me gjëndrat dhe hormonet

dado

psikolog

punëtor social.

Mjeku juaj do të zhvillojë një plan trajtimi për t’iu përshtatur nevojave tuaja. Ju dhe mjeku juaj duhet ta rishikoni planin më shpesh për t’u siguruar se ai funksionon te ju. Ju duhet t’ia raportoni simptomat tuaja mjekut menjëherë ashtu që trajtimi të mund të ndryshojë nëse është e nevojshme.

Qëllimet e planit të trajtimit janë:

të parandalojë shpërthimet

të mjekojë shpërthimet kur ajo ndodhin

të reduktojë dëmtimin e organeve dhe problemet tjera të mundshme.

Trajtimi po ashtu mund të përshijë edhe barna të cilat ndihmojnë:

reduktimin e ënjtjeve dhe dhimbjes

parandalimin ose reduktimin shpërthimeve të sëmundjes

funksionimin e sistemit imun

reduktimin ose parandalimin e dëmtimit të nyjave

ekuilibrin e hormoneve.

Si shtesë e barnave për vetë lupusin, ndonjëherë edhe barna të tjera mjekësore janë të nevojshme për probleme të lidhura me lupusin si kolesteroli i lartë, tensioni i lartë i gjakut, ose infeksionet.

Trajtimet alternative po ashtu mund të përdoren. Këto janë trajtime të cilat nuk janë pjesë e trajtimit standard. Për trajtimet alternative, asnjë hulumtim i besueshëm nuk dëshmon se ato funksionojnë te njerëzit me lupus. Ju duhet të bisedoni me mjekun para se të filloni ndonjë trajtim alternativ.

Është e rëndësishme ju të keni një rol aktiv në trajtimin e sëmundjes. Një prej gjërave më të rëndësime për të jetuar me lupusin është ta njohësh sëmundjen dhe ndikimin e saj. Duke qenë në gjendje të njihni shenjat paralajmëruese të shpërthimit, ju mund ta parandaloni shpërthimin ose t’i lehtësoni simptomat.

 Shumë njerëz me lupus kanë simptoma të caktuara para shpërthimit të sëmundjes, si:

ndjehen më të lodhur

kanë dhimbje

puçrra

temperaturë të lartë

dhimbje në lukth

dhimbje koke

marramendje.

Ju duhet ta vizioni mjekun tuaj më shpesh, edhe kur simptomat nuk janë të ashpra. Këto vizita do t’i ndihmojnë mjekut tuaj të:

përcjellë ndryshimet në simptomat tuaja

të parashikojë dhe parandalojë shpërthimet

të ndryshojë planin e trajtimit nëse nevojitet

të dallojë efektet anësore të trajtimit.

Po ashtu është e rëndësishme të gjenden mënyra për t’u përballur me stresin e të pasur sëmundjen e lupusit. Stërvitja dhe gjendja e mënyrave për t’u relaksuar mund t’ua bëjnë më të lehtë juve të përballeni me këtë. Një mbështetje e mirë nga familjarët, miqtë, grupet e komunitetit dhe mjekët, po ashtu mund të ndihmojë. Të kërkosh ndihmë nga grupe mbështetëse (shoqata, organizata, institucione) po ashtu mund të jenë ndihmuese. Përveç kësaj edhe të qenit pjesë e grupeve të mbështetjes (të jesh pjesë e organizatave që ndihmojnë të tjerët), mund t’ju bëjë juve të ndjeheni më mirë, ta ruani gjendjen shpirtërore dhe të bëni një menaxhim më të mirë të sëmundjes duke qenë aktiv.

Të mëson sa më shumë për lupusin është shumë e rëndësishme. Studimet kanë tregtuar se pacientët të cilët janë informuar dhe janë përfshirë në kujdesin e tyre kanë pasur këto dobi:

më pak dhimbje

më pak vizita te mjeku

janë ndjerë më mirë me veten

kanë mbetur më aktiv.

Shtatzënia dhe kontracepsioni te femrat me lupus

Femrat me lupus mund të kenë dhe kanë foshnja të shëndetshme. Ka disa gjëra të cilat duhet t’i keni parasysh nëse jeni shtatzënë ose mendoni të mbeteni shtatzënë:

Shtatzënia te femrat me lupus konsiderohet një rrezik i madh, por shumica e femrave me lupus i zhvillojnë foshnjat në mënyrë të sigurt.

Femrat shtatzëna me lupus duhet t’i vizitojnë mjekët më shpesh.

Lupusi mund të shpërthejë gjatë shtatzënisë.

Këshillimet (te psikologu) dhe planifikimi i shtatzënisë para se kjo të ndodhë është i rëndësishëm.

Femrat me lupus të cilat nuk dëshirojnë të mbeten shtatzënë ose të cilat përdorin barna që mund të jenë të dëmshme për foshnjat e palindura, mund të dëshirojnë ta parandalojnë ose kontrollojnë mbetjen shtatzënë. Studimet e fundit kanë treguar se kontraceptivët oral (barnat për ta kontrolluar mbetjen shtatzënë) janë të sigurta te femrat me lupus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu