Çka është diabeti dhe ku dallon tipi 1 dhe tipi 2 i sëmundjes

0
Gjigandi

Diabeti karakterizohet me përmbajtje të lartë të glukozës në gjak, për çka shkaktohen defekte në prodhimin apo funksionimin e insulinës, ose të dyjat.

Kjo sëmundje mund të dërgoj deri në komplikime serioze si verbimi, dëmtimi i veshkës, dëmtime kardiovaskulare, amputimet e gjymtyrëve dhe vdekja e parakohshme.

Numri i njerëzve që jetojnë me këtë sëmundje është katërfishuar që nga viti 1980 në rreth 422 milion, thotë Organizata Botërore të Shëndetit.

“Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 34.2 milion njerëz kanë diabet, pra rreth 10.5 përqind të popullsisë. Nga ky numër, 7.3 milion janë të diagnostikuar. Diabeti është shkaku i shtatë kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara” raporton CNN.

Ekzistojnë disa lloje të diabetit, janë tipi 1, tipi 2 dhe diabeti gestacional apo i shtatzënisë. Të gjitha këto lloje të sëmundjes duhet të trajtohen nga profesionistët.

RonaTyra

“ Diabeti i tipit 1, zhvillohet kur sistemi imunitar i trupit shkatërron qelizat beta të pankreasit, qelizat e vetme në trup që prodhojnë insulinë. Kjo formë e diabetit zakonisht godet fëmijë dhe të rriturit. Vetëm 5-10 përqind e njerëzve me diabet kanë tipin 1. Faktorët e rrezikut për diabetin tip 1 mund të jenë autoimunë, gjenetikë ose mjedisorë”

Ekspertët thonë se nuk ka asnjë mënyrë të dëshmuar deri më tani për të parandaluar diabetin e tipit 1, nga ana tjetër diabeti i tipit 2 ndodhë kur trupi nuk prodhon insulinë të mjaftueshme.

“Diabeti i tipit 2 është forma më e zakonshme e diabetit dhe te të rriturit, ai përbën rreth 90 përqind deri 95 përqind të të gjitha rasteve të diagnostikuara të diabetit. Ajo shoqërohet me moshën më të vjetër, mbipesha, historia e familjes, pasiviteti fizik e të tjera”

Ndërsa diabeti gestacional është një formë e intolerancës së glukozës, e diagnostikuar gjatë shtatëzënësisë. Prek rreth 4 përqind të grave shtatzëna.

“Një diagnozë e diabetit gestacional nuk do të thotë që një grua kishte diabet para se të konceptohej, ose se do të ketë diabet pas lindjes. Llojet e tjera të diabetit vijnë nga kushtet gjenetike dhe faktorë tjerë”

Pacientët me diabet duhet të jenë në mbikqyrje të vazhdueshme të mjekut endokrinolog për të parandaluar komplikimet e mundshme të sëmundjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu