Rënia në peshë është një mision i vështirë dhe gati se i pamundur për disa persona.
Ajo arrihet duke konsumuar ushqime të shëndetshme, të cilat ndikojnë në djegien e yndyrnave.
Disa nga këto ushqime janë:
Kosi– është i pasur me vitamina dhe proteina, që ju mbajnë të ngopur për shumë gjatë.
Kanella– ka rol stabilizues të sheqernave në gjak. Ajo e frenon oreksin, sidomos tek diabetikët.
Specat djegës– ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit dhe tretjen e ushqimit. Kjo aftësi i atribuohet kapsaicinës, e cila gjendet tek specat.
Çaji jeshil– e nxit organizmin të tret më shumë yndyrna.
Qitro– përmban pak kalori si dhe ju mban të ngopur për shumë gjatë. Nëse konsumoni gjysmë qitroje përpara çdo vakti ju do të konsumoni më pak ushqim.
Shalqiri– është plot me ushqyes. Ai është burim i shkëlqyer i antioksidantëve dhe vitaminave A dhe C.
Dardhët dhe mollët– janë të pasura me fibër, ujë dhe vitamina. Duke ngrënë mollë dhe dardha ju do të ndiheni të ngopur, por njëkohësisht t’i merrni vitaminat dhe mineralet e nevojshme.
Veza– është një produkt tjetër, që është i pasur me 75 kalori dhe 7 gramë fibër. Sipas të dhënave, trupi djeg më shumë kalori duke tretur një vezë se sa një vakt të pasur me karbohidrate.