Çfarë po ndodh? Pas Sarandës dhe Lushnjes 6 raste të reja me koronavirus edhe në Mat

0
Gjigandi

Raste të shumta janë zbuluar me koronavirus në vendin tonë, teksa këtë herë jo vetëm në Tiranë. Bëhet fjalë për raste të ndryshme në qytete të ndryshme.

Pas Sarandës dhe Lushnjës të tjera raste janë zbulur në Mat. 6 raste të reja janë regjistruar në Mat, ku të gjithë ishin të afërm të moshuarës që rezultoi pozitive në Tiranë.

Këta persona janë kontakt i të moshuarës që ndodhej në spital në Tiranë, e cila rezultoi pozitive 2 ditë më parë.

Nisur nga kjo, janë marrë ditën e djeshme 10 tamponë për analiza, nga të cilat 6 kanë rezultuar pozitivë. Të gjitha rastet janë pa shenja klinike dhe kanë marrë udhëzimet e nevojshme nga personeli shëndetësor.

Po ashtu, vazhdon hetimi epidemiologjik duke gjurmuar kontaktet e dy familjeve që janë infektuar me Covid-19.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu