Paralajmërimi i fortë i Lleshajt: Gjobat do jenë ekstremisht të larta

0
Gjigandi

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, Prefektin Gjok Jaku, Kryeinspektoren e IKMT Dallëndyshe Bici, Drejtorin e DVP Lezhë Mitri dhe struktura vendore të Policisë e IKMT-së zhvilluan një inspektim mjedisor në lumin Drin.

“Konstatoj me keqardhje që vijat ujore, lumenjtë e vendit tonë pak a shumë janë zgjatime të banjove të qyteteve, banjove të familjeve shqiptare dhe banjo të industrive shqiptare gjë që është krejtësisht e palejueshme, krejtësisht e papranueshme. Do të angazhohemi fort në kuadër të një programi dhe një përpjekje serioze të policisë dhe të IKMT-së, për të ndryshuar rrënjësisht situatën në këtë drejtim”, tha Lleshaj.

Lleshaj gjthashtu paralajmëroi gjoba për shkelësit e mjedisit.

“Gjobat janë ekstremisht të larta. Na vjen shumë keq kur këto gjoba vendosen, por nuk do të ndalohet asnjë çast dora ndaj kujtdo që guxon me vetëdije, apo pa vetëdije të bëjë dëme të parikuperueshme në mjedisin tonë.”-tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu