Sezoni i dredhëzave tashmë ka filluar, ndërsa ky artikull përmban përbërës shumë të dobishëm
Pos që janë të shijshme dhe freskuese, dredhëzat janë plot vitamina dhe antioksidantë dhe përmbajnë një sërë substancash, të cilat mbrojnë shëndetin tonë.
Dredhëzat përmbajnë sheqer, magnez, fosfor, kalcium, fibra, vitaminë A, B1, B2, K e C dhe “Xylitol”, substancë mike e zemrës, veshkave, metabolizmit dhe trurit.
Po ju sjellim vetitë shërues, përparësitë kryesore të luleshtrydheve, të cilat jo vetëm që janë të njohura por që janë edhe mbretëreshë e pemëve, transmeton Telegrafi.
Ndihmojnë në djegien e yndyrave të grumbulluara
Ngjyra e kuqe e dredhëzave ndihmon në eliminimin e shtresave yndyrore. Përmirësojnë kujtesën në afat të shkurtër. Tashmë antociani përbërës është përgjegjës për përmirësimin e kujtesës në afat të shkurtër. Hulumtimet kanë treguar që kujtesa në afat të shkurtër mund të përmirësohet madje 100 për qind për tetë javë konsumimi të dredhëzave çdo ditë.
Pak kalori – shumë fibra
100 gramë dredhëza përmbajnë vetëm 33 kalori dhe madje 58 mg vitaminë C, që është 98% të nevojave ditore. Dredhëzat janë plot fibra, ndërkaq bashkimi i nitratit në dredhëza nxit qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit në trup, andaj do të përshpejtojë metabolizmin dhe do të ndihmojë në humbje të peshës trupore.
Zbusin inflamacionin
Inflamacioni është reagim i zakonshëm i trupit ndaj stimujve të trupit, të cilët nuk i përshtaten, ndërsa dredhëzat ulin temperaturën dhe proteinën C-reaktive në trup të cilat tregojnë inflamacionin. Personat të cilët vuajnë nga inflamacionet kronike do të mund të zbusin simptomat duke ngrënë dredhëza.
Zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare
Ngrënia e dredhëzave ul kolesterinën e keqe në trup, gjë që automatikisht zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Siç kemi thënë tashmë, kjo pemë është plot fibra dhe kalium, të cila janë treguar të mira për zemër dhe shtypje të gjakut.
Kolesterina
Dredhëzat përmbajnë thartirë elagjine dhe flavonoide, të cilat ndikojnë pozitivisht në gjithë shëndetin kardiovaskular. Zvogëlojnë nivelin e kolesterinës së keqe (LDL) në gjak, e cila shkakton mbylljen e arterieve. Gjithashtu kanë cilësi kundërinflamatore, me çka dukshëm përmirësojnë shëndetin e zemrës.
Forcojnë eshtrat
Dredhëzat përmbajnë kalium, vitaminë K dhe magnez, të cilët janë të rëndësishëm për shëndetin e eshtrave, ndërsa biotina, si një ndër përbërësit e dredhëzave, ndihmon në forcimin e thonjve dhe flokëve.
Larg artritit
Fenolet janë substanca antiinflamatore. Prandaj konsumimi i dredhëzave është shumë i nevojshëm për të lehtësuar simptomat inflamatore për ata që vuajnë nga osteoratriti, asma apo aterosklerozë.
Janë të shkëlqyeshme për shëndetin e syve
Vetëm disa porcione me dredhëza mund të zvogëlojnë rrezikun nga degjenerimi makular, gjendje e cila rezulton me humbje të shikimit.
Ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak
Vetëm një filxhan në ditë mund të luajë një rol të madh në parandalimin e sëmundjeve të gjakut. Niveli i sheqerit në gjak është i lidhur me obesitetin, ndryshimet e disponimit, diabetin dhe hipoglikeminë.
Ndihmojnë në luftën kundër kancerit
Vitamina C në dredhëza është një ndër antioksidantët të cilët ndihmojnë në preventivën e kancerit. Kjo pemë është e pasur me flavonoide, të cilat i luftojnë qelizat kancerogjene dhe njëherësh pengojnë aftësinë e tyre që të shumohen.
Forcojnë imunitetin
Si burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, dredhëzat bëjnë pjesë ndër pesë pemët më të pasura me antioksidantë. Përmbajnë më shumë vitamina se portokalli dhe limoni, madje edhe më pak sasi të thartirave omega 3 (në fara).
Sistemi i tretjes
Fibrat janë të domosdoshme për shëndetin e sistemit të tretjes, ndërsa një porcion dredhëza përmban 2 g fibra. Nëse në trup nuk fusni mjaft fibra, mund të ndodhë kapsllëku dhe inflamacioni i zorrëve, gjë që përfshin pothuajse 50% të personave nga mosha 60-vjeçare. Fibrat janë të shkëlqyeshme për pengimin e shfaqjes së diabetit të tipit 2, sepse ngadalësojnë absorbimin e glukozës në gjak.
Larg anemisë
Dredhëzat përmbajnë shumë vitaminë C, mendoni që pesë dredhëza kanë vitaminë C sa një portokall dhe siç e dimë kjo vitaminë favorizon përthithjen e hekurit, mjaft të nevojshëm për rruazat e kuqe të gjakut dhe për muskujt.
Shëndeti prenatal
Thartira folike u rekomandohet të gjitha femrave të cilat dëshirojnë të mbeten shtatzënë, si edhe atyre të cilat tashmë janë shtatzënë. Një porcion dredhëza përmban 21 mcg thartirë folike, e cila është e rëndësishme për zhvillimin e fëmijës dhe preventivën nga shfaqja e çrregullimeve të ndryshme.
Sëmundja e Alzheimerit
Dredhëzat zënë vendin e katër të pemëve kur është fjala për nivelin e antioksidantëve. Antioksidantët mbrojnë trupin nga radikalet e lira të cilat janë të lidhura me plakjen e hershme dhe me sëmundje të ndryshme, duke përfshirë edhe sëmundjen e Alzheimerit.
Kanë efekt ‘anti-aging‘
Viamina C, e cila gjendet në dredhëza, është e nevojshme për prodhimin e kolagjenit, i cili lëkurës i jep elasticitet. Përmbajnë thartirë elagjike e cila pengon shkatërrimin e kolagjenit dhe inflamacionin e qelizave të lëkurës, dy armiqtë më të mëdhenj të fytyrës rinore të cilët krijojnë rrudha.
Mbrojnë nga rrezatimet UV
Rezultatet e një hulumtimi kanë treguar se ekstrakti i dredhëzave mbron nga rrezatimi i dëmshëm ultraviolet, duke rritur rezistencën e tij dhe duke zvogëluar dëmtimin e ADN-së, transmeton Telegrafi.
Luftojnë kapsllëkun
Dredhëzat përmbajnë sasi të konsiderueshme të fibrave, që kur kombinohen me ujë, ndihmojnë përmirësimin e punës së zorrëve. Këto substanca ndihmojnë kalimin më me lehtësi të mbetjeve nëpër zorrë. Në të njëjtën kohë, dredhëzat ndihmojnë në kontrollimin e inflamacionit abdominal dhe simptomat e tjera që ngadalësojnë tretjen.
Dredhëzat janë alergjenë të fuqishëm
Para së gjithash, duhet të jeni të kujdesshëm sepse dredhëzat bëjnë pjesë në artikujt të cilët lirojnë histaminat: lirimi ihistaminës në organizëm, te personat me predispozion mund të shkaktojë alergji, posaçërisht urtikaria, me të cilin duhet të luftojmë në atë mënyrë që ta mësojmë organizmin të hajë dredhëza (pra, gradualisht).
Personat të cilët janë të prirë nga përskuqja, sugrepi (posaçërisht fëmijët) nuk duhet të hanë dredhëza. Po kështu duhen evituar nëse keni probleme me ulcerën, gastritin dhe kolitin.