​Identifikohet mekanizmi molekular që i bën qelizat tumorale të përjetshme

0
Gjigandi

Identifikohet një mekanizëm i ri molekular që i bën të pavdekshme qelizat kancerogjene.

Ai është një mutacion që ‘’heq frenat’’ e telomerazas, enzima antiplakje që zgjat kromozomet duke lejuar që qeliza të vazhdojë të përsëritet.

Studiuesit e Universitetit të Montrealit e panë atë në veprim, falë teknikave të përparuara të mikroskopisë që lejuan për herë të parë të nxjerrin në pah molekulat individuale të telomerazës me përdorimin e fluoreshencës.

Studimi, u botua në revistën ‘Molecular Cell’, dhe mund të hapë rrugën për terapi të reja antikanceroze.

“Me siguri do të duhen vite, por ky është një hap i parë i rëndësishëm. Kjo teknologji e re na jep detaje të mjaftueshme se si vepron një aktor i rëndësishëm i kancerit në nivelin molekular”, shpjegon biokimisti Pascal Chartrand.

RonaTyra

Vëzhgimet në mikroskop kanë treguar që telomeraza vazhdimisht heton skajet e kromozomeve për të kontrolluar gjatësinë e tyre: nëse gjatë riprodhimit ato bëhen shumë të shkurtra, në fakt, qeliza ndalon të ndahet dhe hyn në një gjendje të senzencës, tipike e plakjes.

Telomeraza përpiqet ta kundërshtojë këtë duke shtuar sekuenca të ADN-ve jokoduese në skajet e kromozomeve.

Normalisht aktiviteti i tij ka tendencë të zvogëlohet me kalimin e kohës. Në rastin e kancerit, telomeraza mbetet gjithnjë aktive, duke lejuar që qelizat të vazhdojnë të përsëriten për një kohë të pacaktuar, duke u bërë në të vërtetë të pavdekshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu