Zgjerim të kufirit detar në 12 milje, zonë ekskluzive ekonomike/ Greqia dhe Italia nënshkruajnë sot marrëveshjen historike

0
Gjigandi

Greqia dhe Italia firmosin sot në Athinë ,marrëveshjen për përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike mes tyre. Ajo do nënshkruhet nga dy ministrat e Jashtëm Dendias dhe Di Maio .

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për riformatim të marrëveshjes që dy vendet kishin firnosur në vitin 1977,e cila përcaktonte vijën bregdetare mes dy vendeve.

Marrëveshja e re përcakton zonën ekskluzive ekonomike, një zgjerim të kufirit detar në 12 milje mes dy vendeve, por pëcakton edhe të drejtat nën det që i hap rrugën shfrytëzimit të resurseve të naftës dhe gazit në zonën e detit Jon.

Greqia dhe Italia ndajnë zonën ekskluzive ekonomike në detin Jon, duke filluar në veri, në zonën e ishujve Diaponte të Othonos-it, shumë pranë brigjeve Shqiptare dhe deri në jug të saj në zonen mes ishujve të Kretës dhe Siçilisë.

Prej kësaj marrëveshje duket se nuk preket hapësira detare e Shqipërisë, madje krijohet një precedent pozitiv edhe për një marrëveshje eventuale mes vendit tonë dhe Greqisë, pasi siç dihet, mes dy vendeve është dialoguar një marrëveshje e cila përcakton hapësirën detare mes dy vendeve e cila do të shtrihet në 12 milje, por ende nuk përcakton zonën ekskluzive ekonomike mes dy vendeve tona.

RonaTyra

Burimet e Top Channel në ministrinë e Jashtme greke thanë se kjo marrëveshje mund të shërbeje si udhëzuese edhe për çështjet me Shqipërinë.

Gati 3 vite me parë, ministri grek në ikje Nikos Kotzias anunçoi zgjerim të ujrave greke në 12 milje në detin Jon, e cila sipas tij ishte produkt i një marrëveshje me Shqipërine, madje po atë ditë, edhe ministri i jashtëm shqiptar asokohe Ditmir Bushati, pohoi se është e drejta e Greqisë zgjerimi i ujrave detare në 12 milie në detin Jon, një deklaratë kjo, e berë pa konsultim me palën italiane, çka me gjasa i kushtoi këtij të fundit edhe postin e ministrit të jashtëm në qeverinë Rama.

Që në vitin 2009, Top Channel ka zbuluar se pala italiane ka qënë kundër një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë pa praninë e saj në tryezën e bisedimeve, pasi çdo ndarje mes Greqisë dhe Shqipërisë, prekte zonën ekskluzive ekonomike italiane.

Madje ka qënë presioni i Romës,e cila nxiti bllokimin e marrëveshjes se demilitimit të ujrave detare mes dy vendeve tona, ose e njohur si marrëveshja e detit, e cila i “dhuronte” Greqisë 440 km katrore det në veri të ishullit të Korfuzit, por prekte rëndë pikërisht zonën ekskluzive ekonomike të Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu