“Kosova mund të rrezikohet nga Serbia”, deputetja Doda: Lufta nuk është larg nesh

0
“Kosova mund të rrezikohet nga Serbia”, deputetja Doda: Lufta nuk është larg nesh
Gjigandi

“Në çdo rast që Kosova do të rrezikohet ne do jemi një Komb një qëndrim”,

u shpreh sot  në parlament, deputetja e PDIU, Melisa Doda.

Duke marrë shkasë nga sulmet ruse kundrejt Ukrainës që nisën në orët e para të mëngjesit sot, Doda shprehet e shqetësuar për sigurinë e Kosovës, duke thënë se  Serbia si aleat rus që është mund të ndërhyjë në Kosovë.

Ajo bën thirrje qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare që të mobilizohen dhe të jenë gati për çdo skenar, pasi sipas saj Serbia Ka blerë rezerva ushqimore përpara 10 ditësh për çdo rast.

“Por lufta e cila duket se është larg është më afër se kurrë. Nuk mund të  mendojmë se nuk prekemi dhe se lufta është larg. Mos harrojmë se aleati i Rusisë në rajon që mendonte se do bënte Ballkanin e Hapur dhe ndërkohë po rrezikon që të bëhet Ballkan i ndezur ka vite që kërkon dhe vazhdon armatimin, Serbia.  Përpara 10 ditësh deklaroi s e kishte blerë rezerva ushqimore me miliona ton ushqime  për çdo lloj rasti. gjë që do të thotë se kërcënimi është shumë pranë nesh.  Në këto raste nuk mundtë sillemi sikur kjo gjë nuk na takon. Por duhet të kuptojmë se në çdo rast që Kosova do të rrezikohet ne jemi një komb dhe një qëndrim. Nuk munde të mendojmë se kjo nuk do të vijë kurrë. Që sot presidentët e republikave, qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë dhe Këshillat politik mbarë kombëtar duhet te ngritjen dhe të kemi një koordinim më të mirë mes nesh. Por Kosova nuk  mund të jetë kurrë bë gjumë në këto moment, duhet të jemi më në alert se kurrë, më të zgjuar se kurrë dhe të kuptojmë që krijimi i shtetit të Kosovës nuk mund të preket nga fantazmat e së kaluarës.  ajo që po ndodh sot është fillimi i një periudhe shumë e vështirë. Parlamenti i Shqipërisë duhet të fillojë të gjitha kontakte me Kosovën që të kuptohet që nuk jemi një vend që nuk interesohemi  për Kosovë, Duhet t’i mbrojmë me  çdo kusht”,

RonaTyra

u shpreh Melisa.

Ndër të tjera Doda tha se është fitore e madhe dhe sukses  fakti që Shqipëria është vend  anëtar në  NATO.

“Sot nuk mund të rrija pa shprehur gjithë shqetësimin  dhe mbështetjen tonë ndaj ngjarjes të paprecedentë që  prej luftë së dytë botërore. Një ngjarje që sjell fantazmën  e një lufte dhe një tmerri që  zgjattë në vite, që ka ndodhur sot me agresionin  e shtetit rus ndaj republikës së pavarur të Ukrainës. Besoj që ishte një qëndrim i duhur ai që mbajti ,ky parlament, i cili mbështeti Ukrainën në këto ditë  të vështira,  por që vesoj se nuk mjafton. Duhet të kuptojmë   se kemi një fitore të jashtëzakonshme që jemi anëtar në NATO. Ndoshta  në këto 100  vite pas krijimit të shtetit të Kosovës fakti që jemi anëtar i NATO-os është  një nga fitoret më të mëdha. dhe në këto ditë arrijmë ta kuptojmë dhe realizojmë rëndësine e atij momenti”,

tha Doda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu