Ky është telefoni më i shitur në botë

0
Gjigandi

Hyri në treg në vitin 2003 dhe brenda pesë vitesh, Nokia 1100 u shit në 250 milionë copë, duke u bërë kështu jo vetëm telefoni më i shitur, por pajisja elektronike më e shitur në botë.

Në fakt, telefoni i një miliardtë i Nokias që u shit ishte një 1100 i blerë në Nigeri në vitin 2005! Kishte të integruar një dritë (flashlight), zile monofonike, mbulesa të ndryshme, taste te buta, ku s’mund të depërtonte pluhuri; kapacitet prej 50 mesazhesh, 50 vende për kontakte, 400 orë kohë deri në mbushjen e radhës, ndoshta më e rëndësishmja, ajo kishte Gjarprin (Snake), domethënë Snake II dhe Space Impact, shkruan albinfo.ch.

Ndonëse Nokiat 1100 u ndërprenë motit, në vitin 2009 nisën të shfaqeshin në shitje për sasi marramendësi parash – deri në 32 000 dollarë për copë! E shpjeguar thjeshtë dhe me pak fjalë, pikërisht këta lloj celularësh (me sa duket), përdoren nga hackers për të vjedhur llogari bankare të klientëve të ndryshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu