Ndryshoni rutinën e mëngjesit për të humbur peshë dhe qëndruar në formë. Ndoshta jeni duke treguar kujdes me ushqimin ose po stërviteni rregullisht, por sërish nuk jeni shumë energjik apo nuk është se po bini ndjeshëm në peshë. Gabimi më i madh që njerëzit bëjnë kur përpiqen të humbin peshë është se e nisin ditën me këmbë të gabuar. Mëngjesi është një hap themelor nëse dëshironi një ditë energjikë dhe të humbisni peshë.
Ja disa nga gjërat që bëni gabim në mëngjes dhe sabotojnë të gjithë përpjekjet tuaja për të qëndruar në formë:
Flini shumë gjumë
Kur flini më shumë se 10 orë gjumë atëherë kjo do të çojë në shtim peshe. Prandaj sigurohuni të keni një orar fjetjeje dhe zgjimi që të përfshijë nga 7-9 orë gjumë, as më shumë dhe as më pak.
Bëheni gati në errësirë
Kur zgjoheni shpesh nuk e ndizni dritën ose hapni perden duke qëndruar në errësirë. Kjo nuk ndikon mirë në gjendjen emocionale dhe mendore. Gjithashtu trupi ka nevojë për rrezet e diellit në mënyrë që të nxisë rritjen e metabolizmit. Gjithashtu drita do të zgjojë trupin tuaj duke u ndjerë më energjik.
Nuk përdorni shkallët
Kur përdorni ashensorin në vend të shkallëve dhe preferoni makinë apo transportin publik në vend që të ecni në këmbë atëherë mos u habisni pse po shëndosheni. Ju nuk harxhoni kalori në mëngjes duke bërë që ushqimi të kthehet në yndyrë. Ecja në mëngjes është jetike pasi nxit metabolizmin gjatë ditës.
Nuk hani mëngjes
Kur ju konsumoni mëngjes do të rezistoni më gjatë pa konsumuar ushqime të tjera, shkruan shije.al. Ndjesia e të ngopurit do të çojë në më pak ëmbëlsira apo ushqime të shpejta të dëmshme për shëndetin.