Vaksinimi i detyrueshëm i fëmijëve dhe efektet anësore

0
Gjigandi

Vaksinimi i fëmijëve ashtu si në shumë vende të botës është i tillë edhe në Shqipëri e në Kosovë, i rregulluar me ligj për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse

Sipas klauzolave ligjore, vaksinimi është i detyrueshëm ndaj këtyre sëmundjeve ngjitëse: tuberkulozit, hepatitit B, kollës së bardhë, difterisë, paralizës së fëmijëve, tetanosit, fruthit, parotitit dhe rubeolës, etj. Vaksinimit i nënshtrohen të gjithë fëmijët e moshës prej 0 ditëve deri në 18 vjeç, bazuar në kalendarin e vaksinimit.

​Në Evropë, shtetet në të cilët është i obliguar vaksinimi i fëmijëve janë: Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Bullgaria, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Polonia, Rumania, Moldavia, Bjellorusia, Ukraina, Rusia.

Ndërsa shtetet në Evropë në të cilët nuk është i obliguar vaksinimi i fëmijëve janë: Gjermania, Italia, Holanda, Britania e Madhe, Danimarka, Irlanda, Greqia, Spanja, Portugalia, Austria, Finlanda, Suedia, Norvegjia, Qiproja, Estonia, Lituania, Latvia, Zvicra.

Në disa prej shtete të Evropës ka disa lloje të vaksinave që janë të obliguara e disa që nuk janë të tilla, ndaj secili shtet paraqet rast në vete sa i përket rregullimit ligjor të vaksinimit të fëmijëve.

RonaTyra

​Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çështja e vaksinimit të fëmijëve është rregulluar ndryshe nga Evropa. Kështu, për të gjithë fëmijët që ndjekin mësimin në shkolla publike, vaksinimi është i detyrueshëm, ndërsa për të gjithë fëmijët që ndjekin mësimin në shkolla private vaksinimi nuk është i tillë. Edhe për pjesëtarët e disa bashkësive fetare të cilët refuzojnë vaksinimin, vaksinimi i fëmijëve të tyre nuk është i obliguar.

Themeluesi i Microsoft, “humanisti” Bill Gates, nuk ka vaksinuar asnjërin nga tre fëmijët e tij, sipas deklarimit të mjekut të tij familjar. Vaksina nuk kanë marrë dhe një numër i madh i pjesëtarëve të elitës politike. Po ashtu, bankierë, pasanikë në SHBA-të nuk i kanë vaksinuar fëmijët e tyre.

​Edhe pse qëllimi primar i vaksinimit të fëmijëve është mbrojtja dhe parandalimi nga sëmundjet ngjitëse të përmendura më lart, këto vaksina mund të shkaktojnë edhe efekte anësore të padëshiruara dhe shumë të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve, deri në atë masë sa në raste të caktuara kanë përfunduar edhe me vdekjen e fëmijës.

Efektet anësore të pa dëshiruara që shkaktojnë vaksinat janë alergjitë, autizmi, hiperaktiviteti (ADHD), epilepsia dhe çrregullime të tjera neurologjike, artritisi, diabeti, dëmtime te rrënja e flokëve, etj.

​Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1980, nga 10.000 fëmijë, 1 ishte i prekur me autizëm. Kurse në vitin 2013, nga 50 fëmijë, 1 është i prekur me autizëm. Në SHBA, janë 5.000 prindër të cilët kanë bërë kërkesë-padi pranë gjykatave amerikane për kompensim dhe dëmshpërblim për autizëm të shkaktuar nga vaksinimi i fëmijëve të tyre,. Prej tyre 1.322 raste janë kompensuar deri tani nga qeveria amerikane.

​Si një prej prindërve të prekur nga vaksinimi i detyrueshëm, e i cili i ka shkaktuar djalit tim efekte anësore të padëshiruara, në këtë vështrim do të ndajë për opinionin publik disa të dhëna lidhur me efektet anësore të padëshiruara të vaksinave, e cila tani u bë shumë mediatike në tërë botën me rastin e pandemisë aktuale të koronavirusit Covid-19 dhe përpjekjeve të pareshtura në botë për vaksinimin e detyrueshëm të afro tetë miliardë njerëzve në botë, e të cilit i paraprin për çudinë më të madhe, themeluesi i Microsoftit, dhe “humanisti” Bill Gates, i cili vetë ai, asnjërin nga tre fëmijët e tij nuk i ka të vaksinuar.

​Djali im, një ditë pas lindjes është vaksinuar nga vaksina BCG dhe Hep. B1, për të vazhduar pastaj me llojet e tjera të vaksinave për dy vjet me radhë. Deri në muajin e nëntë pas lindjes ishte shëndoshë e mirë, por në muajin maj të vitit 2010, iu shfaqën sulmet epileptike, pasi mori tri vaksina, atë të DPT3, OPV3 dhe Hep. B3. Ka ndodhur që brenda ditës ka përjetuar edhe deri në 50 sulme epileptike. Këto sulme epileptike shkaktojnë rrëqethje të tmerrshme, e për ne prindërit, shkaktonin goditje të tilla që nuk mund t’i përshkruaj me fjalë ndjenjat tona në ato çaste të përjetimit të sulmeve epileptike.

Normal, si prindër që ishim, e kemi trajtuar djalin nëpër mjekë të ndryshëm në institucionet shëndetësore si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj. Shyqyr Zotit pas plot 5 vitesh, trajtime mjekësore dhe përdorimit të ilaçeve, këto sulme janë ndalur dhe do Zoti që të mos i përsëriten kurrë më djalit tim.

​Pasi u ndalën sulmet epileptike, fill pas saj, djalit iu paraqit hiperaktiviteti (ADHD) në moshën 6-vjeçare, si rrjedhojë apo si pasojë e epilepsisë pas vaksinimit. Tani në këtë muaj, në maj, mbushen plot 5 vite që vuan nga ky çrregullim, duke shpresuar se në moshën 12 vjeçare do të nisë dukshëm të zvogëlohet dhe dalëngadalë do Zoti të largohet krejtësisht, e të mos mbetet me këtë çrregullim gjatë tërë jetës së tij. Gjatë kësaj periudhe kohore është trajtuar dhe po trajtohet akoma tek psikologët, neurologët, dhe neuropsikiatrët. Edhe njëra edhe tjetra, si epilepsia ashtu edhe ADHD-ja janë të dyja të rënda, sidomos për ne prindërit, e tani  kemi vështirësi dhe probleme të shumta me moskuptimin e çrregullimit të ADHD-së, në mjedisin ku jetojmë, e sidomos vështirësi të veçantë kemi në sistemin arsimor.

Po të isha tani, – atëherë nuk e kam ushtruar profesionin e avokatisë, do të kisha përpiluar kontratën mbi vaksinimin në mes meje si palë prindër dhe palës tjetër, shtetit (qeverisë si organ ekzekutiv, ministrisë së Shëndetësisë si dikaster përkatës) me të cilën do të detyrohej shteti që në rast të shfaqjes së efekteve anësore të shkaktuara nga vaksinimi i detyrueshëm, do të detyrohej shteti të paguante të gjitha shpenzimet e trajtimit mjekësor dhe shërimit të djalit tim si brenda në vend dhe jashtë tij, si dhe të paguajë dëmshpërblim për shkaktimin e efekteve anësore nga vaksinimi i detyruar. Qëllimi i kompensimit nuk mund të jetë ekuivalent për traumat e përjetuara psikike dhe shpirtërore dhe nuk mund të realizojë kthimin në gjendjen e mëparshme të djalit tim, porse me kompensim sadopak do t’i ofrohej një sadisfaksion moral djalit nga efektet anësore të padëshiruara të shkaktuara nga vaksinimi i deturuar.

​Në fund të këtij vështrimi dua të bëj një thirrje ndaj institucioneve përkatëse shtetërore, që edhe në Kosovë vaksinimi të mos jetë i obliguar, pra ashtu si në shtetet e tjera të Evropës Perëndimore, por të mbetet në duart e prindërve që të jenë të lirë të vendosin a do t’i vaksinojnë apo jo për fëmijët e tyre, si parandalim apo mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse, por edhe duke marrë parasysh të gjitha efektet anësore të padëshiruara që mund të shkaktojnë ato, sikurse në rastin e djalit tim dhe shumë fëmijëve tjerë anekënd botës. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu