Truk i Jamie Oliverit për pulën e pjekur mirë: Lëkurë kërcëlluese dhe mish i shijshëm

0
Gjigandi

Dëgjoni këshillat e kuzhinierit të famshëm dhe kënaquni me shijen fantastike të mishit të pulës

Jamie Oliver rregullisht ndan këshilla kulinare për përgatitje të ushqimeve të ndryshme dhe zbulon truqet me ndihmën e të cilave arrihet shije e mrekullueshme.

Këtë herë ka treguar si ta piqni në mënyrën më të përsosur pulën.

▪ Pritni pulën e freskët deri në eshtra në tri pjesë në pjesën e kofshëve në mënyrë që mishi të piqet mirë.

▪ Me kujdes futjani duart nën lëkurë në pjesën e mishit të bardhë dhe atë hapësirë mbusheni me përzierje të erëzave të bashkuara nga majdanozi i freskët i prerë imët, borziloku dhe rigoni, pastaj qitni kripë, piper dhe shtoni pak vaj ulliri.

RonaTyra

▪ Nën lëkurë futni edhe disa feta gjalpi i cili mishit do t’i japë shije të mirë, por edhe do ta mbrojë mishin e bardhë që të mos thahet gjatë përpunimit termik.

▪ Në pjesën e brendshme të pulës futni një limon të nxehur, i cili do t’i japë freski dhe më shumë shije ushqimit tuaj.

▪ Para se ta fusni pulën në furrën e nxehur në 220 gradë Celsius rreth një orë, lidheni me një rrjetë të vogël për pjekje të mishit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu