Trajtimi i depresionit mund të ndihmojë zgjatjen e jetës tek njerëzit me diabet, tregojnë disa studime të Universitetit të Pensilvanisë, të botuara në numrin e dhjetorit të revistës Diabetes Care.
Këto studime kanë gjetur se menaxhimi i depresionit tek te moshuarit me diabet dhe depresion, ka ulur rrezikun e vdekjes për rreth pesë vjet, tek rreth 50% e të studiuarve.
“Depresioni është shumë i shpeshtë në mesin e njerëzve diabet dhe çon në një ulje të përgjithshme të kualitetit të jetës”, kanë thënë autorët e studimit.
Gjatë studimeve në 584 njerëz të moshës së vjetër, është parë që ata pacientë me diabet, të cilët kanë pranuar trajtim të depresionin, ishin më pak të prirë të vdesin krahasuar me pacientët tjerë.
Këto gjetje përkrahin bashkimin e kontrollit dhe trajtimit të depresionit me ato të diabetit në kujdesin parësor shëndetësor.
Studiuesit zbuluan një lidhje gjenetike midis dy sëmundjeve, duke shpjeguar pse këto sëmundje mund të ndodhin edhe në të njëjtën kohë.
Shkencëtarët nga “King’s College”i Londrës shpresojnë se gjetjet e tyre do të hapin rrugën për trajtime të reja, të cilat mund të kurojnë të dyja sëmundjet në të njëjtën kohë.
Ata po ndërmarrin studimin më të madh të marrë ndonjëherë të këtij lloji, duke përfshirë 160 mijë britanikë, për të shpjeguar lidhjen.
Ekspertët kanë gjetur se pacientët me diabet kanë më shumë gjasa të përjetojnë depresion dhe anasjelltas dhe deri tani supozohet të jetë e rastësishme ose për shkak të mënyrës së jetesës.
Por, gjetjet e hershme të studimit kanë treguar se problemet gjenetike janë arsyeja kryesore që të dy sëmundjet të ndodhin në të njëjtën kohë. Në 87% e meshkujve që vuanin nga diabeti dhe depresioni, kishin probleme me gjenet.
Kjo lidhje ka rezultuar më e fortë tek gratë. Në përgjithësi, ata kanë vendosur se pacientët me depresion janë 60 për qind më shumë në rrezik për diabet, dhe ata me diabet 15 për qind më shumë gjasa për të zhvilluar depresionin.
Dr Carol Kan, i “Departamentit të Mjekësisë Psikologjike në Institutin e Psikiatrisë, Psikologjisë dhe Neuroshkencës”, tha:
“Këto rezultate kanë shpjeguar faktin se pse diabeti dhe depresioni nganjëherë ndodhin së bashku, edhe pse kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të shqyrtuar efektin e gjinor në këtë bashkëveprim në mes të faktorëve gjenetik dhe ndikimeve mjedisore, të tilla si dieta dhe mënyrën e jetesës.