Hernia diskale zakonisht ndodh si rezultat i konsumimit gradual të degjenerimit të shtyllës kurrizore.
Me kalimin e kohës disqet e shtyllës kurrizore humbasin një pjesë të përmbajtjes së ujit duke i bërë më pak fleksibël dhe më të prirur për të pësuar dëmtime. Shkaku i mirëfilltë i shfaqjes së hernies diskale nuk është i mirëpërcaktuar. Mund të shfaqet si rezultat i ngritjes së peshave të rënda dhe rrallëherë mund të vijë nga traumat e shpinës.
Cilat janë simptomat e hernies diskale:
Hernia diskale mund të shfaqet në çdo pjesë të shtyllës kurrizore, që nga qafa e deri në fundshpinë. Zakonisht pjesa më e zakontë ku shfaqet hernia diskale është mesi.
Simptomat e hernies diskale përfshijnë:
Dhimbjet dhe mpirjen nga njëra anë të trupit.
Dhimbje që përhapen tek krahët ose këmbët.
Dhimbje që bëhet më e fortë pas qëndrimit këmbë ose ulur.
Dhimbje gjatë ecjes.
Shkaktarët e hernies diskale:
Njerëzit që kryejnë punë të rënda janë më të rrezikuar të vuajnë nga hernia diskale.
Njerëzit që janë në mbipeshë janë të rrezikuar sepse shtylla kurrizore bëhet më e brishtë për shkak të peshës.
Sipas të dhënave hernia diskale prek më shumë burrat se gratë.
Komplikacionet e hernies diskale:
Nëse nuk trajtohet hernia diskale mund të shkaktojë dëmtime nervore të përhershme. Gjithashtu hernia diskale mund të shkaktojë edhe humbjen e ndjeshmërisë në këmbë, në pulpat e saj e të tjerë.
Trajtimet natyrale të hernies diskale:
Ka disa trajtime natyrale për lehtësimin e dhimbjeve në shtëpi. Një nga metodat që mund të trajtohen dhimbjet që mund të shkaktojë heria diskale është piperi i kuq djegës. Mund të përgatitet shumë lehtë në kushte shtëpie. Dy përbërësit që ju nevojiten janë dy lugë gjelle me ujë dhe një lugë gjelle me piper të kuq djegës pluhur. Në një tas përziejeni masën deri sa të formohet një pastë. Me këtë pastë lyeni zonën që ju shkakton kriza dhe lëreni përreth 10-15 minuta. Këshillohet që të mos e lani menjëherë zonën ku kishit vendosur pastën me piperin e kuq, pasi kështu nuk do të ketë efekt. Piperi i kuq ka aftësinë të lehtësojë dhimbjet dhe inflamcionin e shkaktuar nga disku i zhvendosur i shtyllës kurrizore