Te flokët ekziston një ”spiun” molekular që lejon të zbulohet skizofrenia edhe para shfaqjes së halucinacioneve.
Është enzima Mpst, prania e të ciles në nivele të larta zbulon një ndryshim biokimik të trurit që duket se lind në fazat e hershme të zhvillimit në përgjigje të stresit inflamator.
Zbulimi, i cili mund të hapë rrugën për ilaçe të reja dhe teste për diagnostikimin e hershëm, është botuar në revistën ”Embo Molecular Medicine” nga studiues të qendrës japoneze ”Riken”.
Studimi nxjerr në pah për herë të parë se reaktiviteti i tepërt i zhurmës tipik për pacientët me skizofreni është për shkak të pranisë së tepërt në tru të enzimës Mpst, e cila prodhon sasi të mëdha të një molekule antioksiduese, sulfid hidrogjeni.
Zbulimi, i bërë tek minjtë laboratorikë, gjeti konfirmim edhe në analizën pas vdekjes së trurit të disa pacientëve në krahasim me njerëzit e shëndetshëm.