Speca të pjekur të mbushur me djathë

0
Gjigandi

Ky kombinim i mrekullueshëm veror do t’ju pushtojë që në kafshatën e parë!

Përbërësit e nevojshëm:

– 5-7 speca të pjekur;
– 500 gramë djathë të freskët të kulluar mirë;
– 2-3 lugë parmezan;
– bimë erëzash sipas dëshirës (qepujka, borzilok, rozmarinë);
– 2 thelpinj hudhra;
– kripë sipas dëshirës;
– piper sipas dëshirës.

Përgatitja:

Djathin e kulluar mirë përzieni dhe shtoni erëzat, sipas dëshirës, hudhrën e grirë mirë dhe kripën.

RonaTyra

Mbushni specat dhe radhisni në një enë rezistuese ndaj zjarrit, të cilën e keni bërë me vaj ulliri.

Fusni në furrën e nxehur dhe piqni rreth 20 minuta në 200 gradë Celsius.

Specat shërbeni të nxehtë, por janë të shijshëm edhe kur ftohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu