Soko: Rama nuk fiton mandat të tretë, ka marrë 6,3 mld euro borxh dhe nuk di të thotë ku i ka çuar

0
Gjigandi

I ftuar në emisionin ”Arena”, ekonomisti Pano Soko tha se kryeministri Edi Rama nuk do të fitojë një mandat të tretë.

Sipas tij, Rama ka parametrat më të këqinj në historinë e qeverive shqiptare.

Ai nënvizoi faktin se kryeministri ka marrë 6.3 miliardë borxh, dhe di të thotë se ku i ka çuar. 

Pano Soko: ”Unë kam një këndvështrim ndryshe. Edi Rama ikën në fund të këtij mandati. Është i vetmi kryeministër i cili ka parametrat më të këqinj në historinë e qeverive shqiptare, duke marrë parasysh faktin që ai ka sot një shtesë prej mbi 6.3 miliardë euro në stokun e borxhit. Ka marrë më shumë borxh se çkanë marrë gjithë kryeministrat e tjerë. Këto lekë që ka marrë Rama nuk di të thotë se ku i ka çuar. Po ta pyesësh sot  Ramën ke marrë 6,3 miliardë euro borxh ku janë? Lekët ikin nëpër projekte të cilat janë të vogla në përmasë por të shtrenjta në pagesë. ”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu